Celet muaji festiv i fundvitit ne Tirane Luljeta Ndoka
Ndezja e dritave te pemes se Krishtlindjeve, eshte shoqeruar dje me nje atmosfere festive ne qender te Tiranes. Eshte ora 18.00 dhe ndonese nata ka rene me kohe, qyteti ndricon. Me mijera drita shumengjyreshe zbukurojne sheshin qe mban emrin e heroit tone kombetar Skenderbe, institucionet kryesore perreth tij, por edhe bulevardin "Deshmoret e Kombit". Dekori i vendosur se fundmi nga Bashkia e Tiranes, eshte krejt i ri. Duket se zbukurimeve te cilat kishin vite me radhe qe zbukuronin disi Tiranen, nuk mund ta kryenin me ate funksion sic duhet, per shkak te amortizimit prej perdorimit per nje kohe te gjate te tyre. Dhe, ndryshimi eshte mjaft i dukshem. Gjithcka shkelqen ne qender te Tiranes dhe ne bulevardin kryesor. Momenti i ndezjes se dritave ne Pemen e Krishtlindjeve ka qene mjaft emocionues dhe eshte shoqeruar me kengen e femijeve, "Santa Clauseve" te vegjel, te cilet kane krijuar nje atmosfere mjaft te kendshme me kete rast. Bora artificiale, e cila dilte nga pema e stermadhe, te jepte ndjesine e debores se vertete, cka ka krijuar nje entuziazem te madh, sidomos tek te vegjlit. Ne nje atmosfere te ngrohte festive i rrethuar nga femijet, kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka ngritur siparin festiv ne kryeqytet me ndezjen e dritave te pemes se madhe te Vitit te Ri, te vendosur ne sheshin "Skenderbej"'. Ne fjalen e tij kryebashkiaku Basha premtoi nje program te ngjeshur me aktivitete te shumellojshme festive per te gjithe kryeqytetasit, ne vecanti per femijet. "Festat e fundvitit po afrojne. Edhe kete vit ne do te organizojme aktivitete, ne menyre qe cdo femije te ndjeje festat. Ne kemi nje program festiv qe e nisem sot, do kemi koncerte te vogla dhe te medha. Do kemi shume babagjysher te Viti te Ri per ta. Per te rriturit kemi organizuar aktivitete te tjera qe festat e fundvitit te ndjehen anembane ne Tirane. Ne do i urojme te gjithe shqiptareve gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri", eshte shprehur kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Se bashku me bashkeshorten Aurela dhe vajzen Dafina, ai ka pare me pas edhe dekorin festiv pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit".
Emri Kastrati:"Qendra e Tiranes, me e bukur se kurre"
Nuk ka mundur ta fshehe entuziazmin dhe mirenjohjen per Bashkine e Tiranes, Emri Kastrati, nje nga qytetaret e shumte qe ndoqen nga afer momentin e ndezjes se dritave te Pemes se Krishtlindjeve. "Jam shume i kenaqur qe erdha ketu se bashku me mbesen time. Me thene te drejten, edhe ajo u kenaq shume, por pse ta mohoj, edhe une po ndihem mjaft mire", shprehet Emriu. Ai thote se mjafton ta krahasosh Tiranen me festimet e vitit te kaluar, per te vene re ndryshimin e madh. "Nuk po shkoj me larg, por te dekori i vjetshem. Me sa mbaj mend une, edhe ato drita qe u vune ne bulevard, u vune nga nje kompani private, sepse Bashkia nuk beri gje. Si perfundim, mund te them se sivjet eshte 100 here me mire se vitin e kaluar", thote Emriu. "Gjithcka shkelqen, rrezaton dhe te ben t'i ndjesh me te vertete festat, ashtu sic e meriton nje kryeqytet, ashtu sic e meritojne qytetaret, perfundon ai.
Dekori, teresisht i ri
Burime nga Bashkia e Tiranes bejne me dije se dekori eshte teresisht i ri kete vit, pasi mjetet e dekorit te vjetshem ishin mjaft te amortizuar dhe me ndricim te dobet. Ne fakt, nje gje e tille eshte e dukshme, pasi i ka dhene nje dimension te ri atmosferes festive ne kryeqytet.
Pema, 14 metra e larte
Nen tingujt e muzikes festive te korit te Liceut Artistik, eshte ndezur i gjithe dekori i vendosur pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit" duke sjelle edhe ne Tirane atmosferen festive te festave te fundvitit. Nderkaq, behet me dije se pema eshte 14 metra e larte.