E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aneta Rama kundër Sali Berishës

Heqjen e imunitetit te kryeministrit Berisha kerkoi Aneta Rama,ne seancen e sotme, per akuzen e shpifjes. Kerkesa e saj u kundershtua nga avokatja e kryeministrit, me pretendimin se deklarimet e tij ishin politike dhe nuk kishin per qellim denigrimin e figures se znj Rama. Paditesja e kryeministrit Sali Berisha ne Gjykaten e Larte per shpifje dhe shkaktim demi, kerkoi nga trupi gjykues, qe ne kete faze te procesit te jete i pranishem edhe prokurori.

Kjo kerkesa u rrezua nga gjykata me argumentimin se ne mbeshtetje te 2 vendimeve te Gjykates Kushtetuese, prokurori nuk mund te jete i pranishem ne kete faze te shqyrtimit, pasi i padituri eshte person me imunitet. Ndersa per pretendimin tjeter te padites Aneta Rama, per shkaktim demi moral,avokatja e kryeministrit Berisha, tha se nuk eshte kompetence e Gjykates se Larte te shqyrtoje padi civile,pasi kjo gjykate mund te shqyrtoje vetem ceshtjeve penale per personat me imunitet, ku perfshihen, kreret e institucioneve kushtetuese. Ne seancen e pare ne Gjykatene Larte, paditesja, Aneta Rama, nena e kreut te PS-se, Edi Rama, nuk pranoi pajtimin dhe terheqjen nga akuzat per kryeministrin Berisha.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›