E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kriza? Në mendjen e opozitës

Kriza ekonomike ndodhet në mendjen e opozitës. Ka qenë ky komenti i kryeministrit Berisha nga mbledhja e grupit për deklaratat e socialistëve për thellimin e krizës.

"E cfarë u ngelet këtyre përvec sindromit të krizës në kokën e tyre, që rinë dhe deklarojnë nga mëngjesi deri në darkë, kriza...kriza...kriza. Në qoftë se do tu referoheshim fakteve të institucioneve ndërkombëtare, ekspertëve më të mirë dhe jo sharlatanëve, do të ndjeheshim të turpëruar me sulmet e paskrupullta që bëjnë cdo ditë ndaj ekonomisë shqiptare", deklaroi Berisha.

Kreu i qeverisë nga mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar të partisë së tij, akuzoi drejtpërdrejt ish-guvernatorin Shkëlqim Cani se po sulmon financat e vendit.

"Nuk ka asgjë më amorale të paraqesësh për dëshmitar një sharlatan si Shkëlqim Cani, që vrapon nga një ekran në një tjetër për të sulmuar financat e vendit duke treguar se vetëm guvernator s'mund të ishte dhe s'ka qenë kurrë", tha ai.

Sipas Berishës, ekonomia shqiptare është më e mirë në kontinent edhe në kulmin e krizës. Po ashtu sipas tij tregu nuk vuan as nga mungesa e likuditetit dhe as nga besimi i ivestitorëve të huaj.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›