Gërdeci, dëshmon ushtaraku Dogjani
Urdhrat e ministrit te Mbrojtjes, ai për hartimin e kontratave me Albademil dhe urdhri tjetër, për lejimin e ndërtimit të strukturës së përkohshme në Gërdec janë të paligjshme. Kjo ishte deklarata e bërë në sallën e Gjykatës së Tiranës në cështjen Gërdeci, nga ushtaraku Ylber Dogjani. Në dëshminë e tij ai pretendoi se urdhrat e ish ministrit Mediu janë të kundraligjshëm pasi Komanda e Forcës së Bashkuar nuk mund të lidhte kontrata, detyrim i cili i përkiste vetëm Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjithashtu, ai pretendoi se urdhri tjetër i ish ministrit Mediu për dhënien e lejes për ndërtimin e objekteve të përkohshme në pikën e demontimit në Gërdec ishte i paligjshëm pasi bie ndesh me ligjin e urbanistikës. Sipas dëshmitarit të kërkuar nga organi i akzuës, Dogjani, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Bashkuar, e ka Komanda e Forcës Ajrore e cila kishte në varësi repartin e Gërdecit.
Dëshmitari sqaroi se me kundërshtitë për dy urdhrat e ministrit të Mbrojtjes i është dërguar një shkresë ministrisë e cila nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje. Procesi i Gërdecit me 29 të pandehur po vijon me dëshmitarët e kërkuar nga akzua, ndërsa në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm ish drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, si dhe vartësi i tij Sokol Ngjeci.
Denada Shkodrani < I mëparshmi