E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Të zgjidhet trafiku te sheshi "Skënderbej"

Problemi i transportit ne momentet qe sheshi "Skenderbej" ne Tirane, i eshte neshtruar punimeve, duhet te zgjidhet patjeter, dhe ketu duhet nderhyrja e specialisteve. Keshtu u shpreh ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjate celjes se kursit me te ri te masterave ne universitetin politeknik, qe do te pergatise specialiste te rinj, ne menaxhimin e trafikut urban.

"Nje nga ceshtjet themelore me te debatuara mes nesh dhe bashkise, eshte se si do te zgjidhet transporti. Mese 200 mije mjete qe ekzistojnë sot ne Tirane, te cilet jane detyruar ne menyre te paevitueshme te kalojne nje ose dy here ne dite ne sheshin 'Skenderbej'. Pra, nuk eshte me nje debat politik eshte nje debat thellesisht teknik, ku fjalen e pare duhet ta kete njerezit qe jane te specializuar ne kete fushe. Dhe rasti i Tiranes eshte sot por jam i sigurte qe neser te njejtat probleme do ti kemi ne Durres, do i kemi ne Shkoder, ne qendra te medha urbane te vendit", tha Sokol Olldashi, minister i Transporteve.

Ministri i Transporteve u shpreh se pergatitja e specialisteve te rinj, do te ndihmoje ne projektimin e ideve te reja, per trafikun e qendrave urbane, nje problem ky nder vite, pasi edhe infrastruktura rrugore eshte drejt ndryshimit te saj. Nderkohe keta specialiste qe do te ndjekin kete master te ri, do te jene te nevojshem dhe ne radhet e administrates.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›