E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Anetaresi ne NATO, siguri ne rajon"

Ministrat e Jashtem te vendeve te Evropes Juglindore garantojne se anetaresimi i vendeve te kartes "Adriatik 3" ne NATO do t'i hape rruge sigurise se plote te rajonit. Ne nje deklarate te perbashket te ministrave te Jashtem te Shqiperise, Kroacise, Maqedonise dhe Bullgarise theksoi se hyrja ne NATO e tre vendeve kandidate do t'i jape gjithe rajonit nje tjeter dimension sigurie. "Ne vend te rivalitetit historik, vendet tona jane perkushtuar per realizimin e synimeve dhe pergjegjesive te perbashketa per rritjen e bashkepunimit rajonal dhe marredhenieve te fqinjesise se mire", theksohet ne deklaraten e nenshkruar nga 4 ministrat e Jashtem te rajonit ne prag te samitit te Bukureshtit. Aty theksohet se marrja e fteses se anetaresimit nga Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia ne muajin prill do t'i hape rruge edhe krijimit te zones se perbashket te sigurise. Ne deklarate theksohet se siguria eshte e rendesishme si ne kohe krizash dhe ne kohe paqeje. "NATO eshte Aleance vendesh qe ndajne ide, vlera dhe pergjegjesi te perbashketa. Ne kete Aleance, cdo anetar jep ndihmesen e vet dhe perfiton solidaritet nepermjet zones se perbashket te sigurise", nenvijezohet ne deklaraten e perbashket. Po keshtu ne kete deklarate ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulzim Basha, ai i Kroacise, Gordan Jandrokovic dhe ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Milososki, zotohen se reformat qe jane ndermarr ne keto vende do te vazhdojne edhe pas marrjes se fteses. "Po bejme perpjekje per te perfunduar detyrat e shtepise, duke u derguar aleateve nje sinjal bindes se reformat ne keto vende do te vijojne edhe pasi anetaresimi i tyre te jete bere fakt i kryer", shprehen ministrat e Jashtem te rajonit. Sipas tyre, anetaresimi ne NATO nenkupton nje ndryshim te rendesishem te marredhenieve ne Evropen Juglindore.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›