E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha merr mbeshtetje hungareze per NATO-n

Kryeministri Berisha merr mbeshtetje hungareze per integrimin ne strukturat euroatlantike. Ne takimin qe ai zhvilloi dje me homologun e tij hungarez, Ferenc Gyurcsany, mori garancine per voten e Hungarise per ftesen ne NATO. Njeheresh, Kryeministri i Hungarise, Gyurcsany, i premtoi Berishes se se shpejti vendi i tij do ta njihte shtetin e ri te Kosoves. Kryeministri hungarez theksoi ne fjalen e tij se Shqiperia do te gjeje te Hungarie mbeshtetje ne procesin e saj drejt integrimit ne NATO. "Ne besojme ne anetaresimin tuaj ne NATO dhe kemi mbeshtetur prej kohesh aspiratat tuaja per te qene pjese e kesaj aleance", theksoi Kryeministri i Hungarise, duke vleresuar modernizimin e forcave te armatosura shqiptare dhe misionet e tyre paqeruajtese. Bashkebiseduesit kerkuan nje bashkepunim me te madh mes Shqiperise dhe Hungarise, bashkepunim ky i konkretizuar dhe ne firmosjen e disa marreveshjeve dypaleshe ne fushen e arsimit, shkences dhe kultures per vitet 2008-2010. Gjate vizites se tij zyrtare ne Hungari, Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim edhe me Kryetaren e Parlamentit te Hungarise, Szili dhe nje delegacion i gjere parlamentaresh hungareze, si dhe me liderin e djathte te opozites hungareze, Viktor Orban. Takime Berisha zhvilloi edhe me biznesmene hungareze, ku theksoi potencialet qe ofron Shqiperia per investim.
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›