Shehu: S'ka shkrirje me PD
Vazhdon rezistenca e partive te vogla ndaj partive te medha ne lidhje me reformen zgjedhore. Teksa eshte shprehur kunder rritjes se pragut elektoral, kunder nje sistemi proporcional rajonal, numri dy i PDR nuk ka munguar te mohoje dhe mundesine e nje shkrirjeje me Partine Demokratike. Kreu i Grupit parlamentar te PDR-se, Tritan Shehu hodhi poshte edhe mundesine e shkrirjes se PDR-se me PD-ne, duke theksuar se ishte i mendimit se mes forcave te djathta duhet te kishte me shume bashkepunim, por jo shkrirje partish. Duke i qendruar idese se krijimit te koalicioneve parazgjedhore, Shehu nuk ka munguar te leshoje dhe propozime ne adrese te partise me te madhe ne qeverisje. Shehu, ne nje prononcim per mediat deklaroi dje se kerkon mbledhjen e tryezes se koalicionit te djathte per te vendosur aty edhe sistemin elektoral qe do te propozoje e djathta. Ai nenvizoi se kishte ardhur momenti qe koalicioni i djathte qeverises te mblidhej per te diskutuar ne lidhje me kete ceshtje te rendesishme. "Duhet qe realisht koalicioni ne teresi te kuptoje rendesine e ketij momenti dhe pergjegjesine e perbashket qe ne kemi per rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme", deklaroi Shehu.