E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Meta do Kryeministrin

Oli Xhilaga
Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim vijojne te mbajne te ndezur luften mes tyre. Eksponente te ketyre dy partive shkembejne replika ne distance, duke theksuar gjithnje e me shume perplasjet dhe mosmarreveshjet mes tyre. Sekretari Organizativ ne PS, Blendi Kosi, akuzoi dje kreun e LSI-se, Ilir Meta, se po shkaterron opoziten ne interes te interesave te tij personale. Nga ana e tij, sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, vleresoi se PS eshte ne krize te plote perfaqesimi. Ishte kjo arsyeja per te cilen, Vasili u drejtoi thirrje te gjithe socialisteve dhe progresisteve qe t'i bashkohen koalicionit me te ri opozitar "E majta per Integrim".
"Partia Socialiste po sheh me shqetesim kerkesen e vazhdueshme te lidershipit te Partise Levizja Socialiste per Integrim per t'u pozicionuar si Kryeminister i se ardhmes i se majtes, duke u kapur per kete pozicion pas politikave te vjetra dhe pas Fatimese se Ndroqit". Nje qendrim i tille u be dje i ditur nga sekretari i organizimit i kesaj partie, Blendi Klosi, i cili nuk vonoi te akuzonte kreun e LSI-se si pergjegjes per situaten e krijuar. E kjo, sipas tij, vjen vetem per interesa personale te lidershipit te LSI-se. "Ne shikojme po ashtu me shqetesim, qe ne kete kerkese nuk ka asnje argument, por vetem kerkesa personale dhe i bejme thirrje lidershipit te LSI-se, te rikthehet ne familjen e perbashket ne kampin opozitar, te gjithe se bashku te kemi mundesi ne fitoren e 2009", u shpreh Klosi gjate fjales se tij. Madje, pikerisht per kete arsye, Klosi vuri ne dukje se "kerkojme qe Meta te heqe dore nga keto praktika, te cilat po bejne te shqetesuara, jo vetem te gjithe te majtet ne Shqiperi, por dhe shume njerez, te cilet po trokasin perdite ne dyert tona te zhgenjyer nga politikat personale te Ilir Metes". Nderkohe, ftesa e ardhur nga selia roze per rikthimin e LSI-se ne kampin e majte, nuk ka munguar pothuajse asnje dite. Por qe, gjithmone e shoqeruar me akuzen se te gjitha perpjekjet e lidershipit te LSI-se, Ilir Meta, kane nje synim: marrjen e postit te Kryeministrit.
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, duke mos hequr dore nga qendrimi kritik njekohesisht dhe akuzues ndaj lidershipit te PS-se, akuzoi se tashme selia roze eshte ne mungese te plote perfaqesimi. "Kushdo mund te gjeje pozicionin e vet, se ku e ka vendin ne te "Majten per Integrim", sepse, per fat te keq, sot ne shohim qe PS-ja eshte ne krize perfaqesimi", vleresoi Vasili, lidhur me kete ceshtje. Por, duke vijuar po ne kete linje, Vasili nuk harroi te ftonte lidershipin e PS-se qe te heqe dore njehere e pergjithmone nga procesi sistematik dhe i turpshem i bojkotimit te institucioneve ne menyre te vecante atyre kushtetuese, dhe t'i rikthehet funksionimit te pjesemarrjes ne komisionin perkates se reformes zgjedhore, i cili eshte i vetmi qe ka te drejten ne kete vend per te propozuar nje ligj konkret per nje ceshtje kyc, qe sikurse eshte sistemi zgjedhor. Sipas tij, shume socialiste, qe e kane mbeshtetur PS-ne, sot kane veshtiresi te thone fjalen e tyre. "I kerkojme publikisht ketij lidershipi qe te heqin dore nga presioni bashkiak qe po ushtron mbi median e lire per nje arsye te etikes morale te socialisteve, qe nuk e kane pasur kurre si tradite censuren, por kete dimension ia kane lene si ekskluzivitet Sali Berishes", nenvizoi Vasili. Por, nga ana e tij, kreu i PS-se, Edi Rama, duke nenvleresuar te gjithe akuzat e ardhura nga ish-aleatet e tij, vijon turin e dialogimit me shqiptaret, duke mos u terhequr nga qendrimi i tij, sa i takon reformes zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›