E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri Meta-Rama, per listat e hapura

Pakenaqesite e krijuara gjate bisedimeve mbi reformen zgjedhore sollen nje situate mjaft te ndezur ne gjirin e majte. Listat e hapura dhe sistemi proporcional i personalizuar ishin dy kerkesat kryesore te partive te majta, propozime te cilat nuk u pranuan nga PS. Madje, te indinjuar per nje marreveshje te mundshme mes PS-PD per kete ceshtje, partite e majta i terhoqen disa here vemendjen lidershipit te selise roze. Por, duke u perballur ne vendosmerine e socialisteve, e para qe ndermori vendimin per t'u shkeputur nga koalicioni i vjeter opozitar ishte Levizja Socialiste per Integrim, e cila inicioi dhe krijimin e nje bashkimi te ri po brenda kampit te majte, te titulluar "E Majta per Integrim". Pergjate ketyre diteve, kreu i LSI-se nuk ka reshturi se akuzuari lidershipin roze per shkelje te marreveshjes mes te majtes.

Ndroqi
Ne nje levizje te papritur, diten e diele kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar nje takim ne qender te Komunes se Ndroqit, ne te cilin eshte zhvilluar ceremonia e anetaresimit ne partine qe ai drejton i 250 anetareve socialiste. Te cilet te drejtuar nga kryekomunarja, Fatime Goga, kane vendosur qe te braktisin Ramen dhe te militojne ne partine e Metes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›