Vasili: Kartat, urgjent tenderimi
Levizja Socialiste per Integrim u shpreh e shqetesuar per mungesen e transparences dhe parregullsite e vazhdueshme qe po shoqerojne procesin aq te rendesishem te pergatitjes se kartave te identitetit. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, gjate nje komunikimi me mediat, i kerkoi qeverise qe "te ndermarre ne menyre te menjehershme hapat e nevojshem per rindertimin e nje procesi te hapur transparent dhe ligjor te tenderimit". Sipas tij, ky proces i cili po zhvillohet ne kete menyre problematike, lidhet drejtperdrejt me cilesine e nje dokumenti shume te rendesishem si karta e identitetit, qe perben ne vetvete nje nga elementet kyc per realizimin e zgjedhjeve brenda standardeve dhe qe eliminojne manipulimin e tyre. Madje, duke u shprehur kritik ndaj Ministrise se Brendshme, Vasili evidentoi se reagimi negativ, jo reflektues, arrogant dhe i pavend i Ministrise se Brendshme dhe administruesve te procesit te tenderimit te kartave te identitetit edhe ndaj shqetesimit te ambasades amerikane, jane nje premise thellesisht negative dhe nje ogur i keq per zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi, kur eshte e njohur publikisht, se kartat e identitetit dhe mungesa e tyre kane qene nje nga faktoret percaktues qe kane shkaktuar shkaterrimin e zgjedhjeve dhe prishjen e imazhit te Shqiperise ne opinionin nderkombetar e kur per mungesen e te cilave pa kursim dhe me nje gjuhe shume te ashper eshte shprehur edhe vete Berisha, kur ai ishte ne opozite".
O.XH