Të verbrit denoncojnë shkeljet e qeverisë, paralajmërohen protesta mbarëkombëtare

Kukohet rikthimi i pagës për këtë kategori sociale
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, denoncoi dje para opinionit publik, shkeljet e të drejtave që u takojnë të verbërve, nga qeveria aktuale, të drejta këto të përcaktuara nga dispozitat ligjore në fuqi, si mohimin e pagesës së verbërisë, strehimin, të drejtën për punësim etj. Pas përpjekjeve të vazhdueshme për të bindur dikasteret e ndryshme të kësaj qeverie, duke reaguar në të gjitha rastet, bilizohen strukturat shtetërore. pas çdo shkeljeje që u është bërë duke filluar që nga viti 2005, përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë vendosur të protestojnë, në mënyrë që të sensiNdërsa parashtroi problematikën dhe zbërtheu kërkesat e paraqitura, Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, bëri me dije se qeveria që nga viti 2005 i ka mohuar kësaj kategorie, rritjen e pagesës së verbërisë dhe ka shkelur në mënyrë sistematike, të qëllimshme dhe skandaloze të drejtat e njeriut, të qytetarit të verbër. Komuniteti i verbër kërkon shfuqizimin e vendimit Nr. 870 dt. 18.06.2008, i cili ndryshoi vendimin ekzistues dhe legalizoi shkeljet e qeverisë, e cila që prej 4 vitesh ka mbajtur qëndrim negativ dhe korruptiv ndaj tyre. Përveç kësaj, qeveria aktuale është përpjekur edhe të frenojë iniciativat pozitive të dikastereve, të cilat kanë tentuar të zgjidhin problemin. Ne kemi paraqitur vazhdimisht pranë MPÇSSHB, propozime dhe zgjidhje në formën e projektvendimeve, kemi kërkuar zgjidhjen e problemeve që na shqetësojnë dhe kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të bashkëpunuar, por gjithmonë kemi marrë përgjigje negative dhe të paarsyeshme, u shpreh për gazetën SOT, Fran Gjolaj, kryetar i Shpresës Kristjane të të Verbërve. Sipas tyre, qëndrimi që ka mbajtur Ministria e Punëve të Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ka qenë armiqësor dhe përjashtues ndaj Shoqatës së të Verbërve. Ajo ka ushtruar presion dhe duke shkelur të gjitha normat e përfaqësimit dhe të konsultimit demokratik, duke i shpërfillur të verbrit si qytetarë, të dorës së fundit që kërkojnë lëmoshë nga qeveria. Vetë shoqata shpreh rezerva, jo vetëm për MPÇSSHB lidhur me sinqeritetin në trajtimin e problemeve të paraqitura, por edhe ndaj Ministrisë së Financave, e cila rrëzoi në mënyrë të pakuptimtë amendamentet e paraqitura në parlament, të cilat do ti jepnin mundësinë komunitetit të të verbërve, për punësim dhe lehtësim i problemeve ekonomike. Kjo shoqatë dyshon se Ministri i Financave nuk e mbrojti interesin e të verbërve dhe interesin e buxhetit të shtetit, duke mbajtur anën e kompanisë private, e cila fitoj konkursin për lotarinë kombëtare, e cila do të ishte një mundësi e madhe punësimi për shumë e shumë të verbër. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, paralajmëron se, në rast se kërkesat e parashtruara nuk do të merren seriozisht në konsideratë nga ana e qeverisë, çka fatkeqësisht deri më tani nuk janë përfillur, dhe nëse nuk do të ketë së shpejti një propozim konkret për zgjidhje, kjo shoqatë do të fillojë protestat në të gjithë vendin, duke nisur me grevën e urisë.
Kërkesat e të verbërve dhe shkeljet e bëra
Shoqata e të Verbërve kërkon nga qeveria, kthimin e pagave që u janë mohuar të verbërve, nga institucionet përgjegjëse shtetërore, nëpërmjet shkeljeve flagrante dhe të qëllimshme të një vendimi, i cili shkaktoi mosllogaritjen e rritjes së pagës së verbërisë, mbi bazën e rritjes së pagave minimale në shkallë vendi. Ndërkaq, ata duan shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, për shkak të shkeljeve të lartpërmendura. Së dyti, shoqata kërkon shfuqizimin e vendimit Nr. 870 dt. 18.06.2008, i cili ndryshoi vendimin Nr. 277. dt. 18.06.1997, Për përfitimet nga statusi i të verbrit, duke eliminuar qëllimisht formulën e rritjes së pagës së verbërisë. Nga ky ndryshim, të verbërve u është shkaktuar një dëm i madh ekonomik dhe paga e tyre ka mbetur në vend prej vitesh. Së treti, kjo shoqatë kërkon nga qeveria të zbatojë ligjin për të drejtën e strehimit dhe përfitimit të banesave nga të verbrit. Sipas tyre, qeveria nuk ka planifikuar asnjë qindarkë për strehimin e të verbërve gjatë 4- viteve të qeverisjes. Së katërti, Shoqata e të Verbërve kërkon nga organet shtetërore, të zbatohet ligji për favoret fiskale që përfiton kjo kategori. Së fundmi, ata kërkojnë, të drejtën e krijimit të shanseve të barabarta për punësimin e të verbërve .
Last Updated on Saturday, 21 March 2009 23:16