E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtarësimi i Serbisë në BE, i pamundur pa pranuar pavarësinë e Kosovës

Serbia mund ta fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, në rastin më të mirë, në vitin 2011, dhe e ka vështirë të anëtarësohet para vitit 2018. Kështua vlerëson WAZ.EUobserver duke shtuar se pritjet e Serbisë mbi integrimin evropain brenda pesë viteve janë joerale. “Në rastin më të mirë, pa faktorët politikë që kontestojnë procesin, Serbia nuk mund ta fitoj statusin e vendit kandidat paar vitit 2011. Negociatat për antëarësim mund të fillojnë në vitin 2012 për t’i përfunduar në vitin 2016 me anëtarësim në vitin 2018. Por, duke pasur parasysh komplikimet e mundshme gjatë procesit, viti 2020 është një vlerësim real," thekson WAZ.EUobserver duke saktësuar se Beogradi ka dorëzuar kandidaturën në dhjetorin e vitit 2009, por ajo nuk do të shqyrtohet pa arrestimin e Ratko Mlaldiçit dhe dorëzimin e tijë në Hagë. “Kur Beogradi dorëzon Mlladiçin, vendeve anëtare u duhen disa javë që t’i japin mandat Komisionit Evropian për të hartuar mendimin për aplikimin e Serbisë për çka duhet më shume se një vit. Deri më tani, asnjë shtet anëtar i BE-së nuk e ka kushtëzuar statusin e vendi kandidat me pranimin e Kosovës, por 22 nga 27 shtete antëare të BE-së e kanë pranuar Kosovën dhe të gjitha vendimet lidhur me zgjerimin merren me konsensus.Më pas, para fillimit të negociatave për anëtarësim Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit hyn në fuqi me ratifikimin nga të gjitha shtetet anëtare, proces ky i cili nga përvoja ka zgjatë të paktën dy vjet dhe në këtë rast shtetet anëtare që e kanë pranuar Kosovën do ta shfrytëzojnë ratifikimin e MSA-së për presion mbi Serbinë. “Nëse Serbia pranon zgjidhjen e pranueshme për BE-në dhe Prishtinën, Brukseli mud ta shpërblej me një datë shumë më të hershme për fillimin e neogciatave dhe kjo nuk mund të ndodhë para v.2012, thekson WAZ.EUobserver duke parashikuar edhe rastin kur Serbia mund t’i kaloje negociatat edhe pa zgjidhjen e statusit të Kosovës: “Atëherë shtetet të cilat e kanë pranuar Kosovën, nuk do ta japin dritën jeshile për anëtarësimin e Serbisë në BE pa marëveshje për Kosovën, sepse askush në Bashkimin Evropian nuk është I gatëshëm të pranoj Qipron e dytë”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›