Prezantohet formulari për regjistrimin e popullsisë: feja dhe kombësia renditet tek pjesa fakultative e tij
Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT Ines Nurja në tryezën e rrumbullakët me Organizatat Jo-fitim Prurëse mbi “Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave 2011”
INSTAT gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë disa tryeza të rrumbullakëta me Grupet e Interesit mbi procesin e Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave ne vitin 2011. Kjo është tryeza e parë e rrumbullakët publike, pasi INSTAT deri tani ka zhvilluar një sërë diskutimesh dhe mbledhjesh me ekspertë të vendit dhe të huaj mbi këtë proces, pasi viti 2010 do të jetë dhe viti i testimit të këtij regjistrimi. Në muajin prill do të realizohet regjistrimi pilot i popullsisë dhe Banesave, i cili do të shërbejë për të evidentuar të gjithë problematikën e mundshme me qëllim që viti 2011, që është viti i regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave të dalë me standardet bashkëkohore. Kjo tryezë sot me organizatat jo-fitim prurëse do të shërbejë për të evidentuar kërkesat, sugjerimet dhe propozimet e tyre mbi këtë regjistrim, pasi këto organizata janë përdorues të gjerë të të dhënave social-demografike. Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe Banesave është një proces madhor dhe një angazhim i shumë burimeve financiare, njerëzore dhe logjistike për një vend. Ai, siç e dini kryhet çdo 10 vjet, dhe është një kontribuues si për INSTAT, mbi hartimin e anketave dhe studimeve të tjera përveç regjistrimit, si dhe siguron një bazë të besueshme të dhensh në kohë në nivel kombëtar e lokal. Gjithashtu Regjistrimi i Përgjithshëm i shërben dhe politikëbërësve qendror dhe lokal të cilët mbi këto të dhëna do të hartojnë politika të reja ekonomike e sociale apo revizionojnë ato të vjetra me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës në vend....