Zyrtare - Eshtrat u përkasin 19 personave të pushkatuara gjatë diktaturës. Deputetë të PD-së kërkojnë hetime dhe ndëshkimin e xhelatëve
(Update) - Eshtrat e gjetura në malin e Dajtit figurojnë të jenë të 19 personave të pushkatuar gjatë viteve të regjimit komunist. Një konfirmim të tillë e dha Policia e Tiranës përmes një deklarate zyrtare, sipas të cilës eshtrat në fjalë janë gjetur nga familjarë në fshatin Qerret në malin Dajt. “Ndërkaq, po vazhdon puna për të gjitha ekzaminimet ligjore e eshtrave të gjetura, për të identifikuar personat e vrarë”, tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit lidhur me një fakt të tillë. Sipas saj, skeletet e 19 personave i përkasin trupave të ekzekutuar në periudhat e regjimit komunist dhe po punohet për identifikimin e tyre.Vizita e sotme e deputetëve të PD-sëDeputetë të PD-së kanë qenë sot të pranishëm në Dajt, në vendin ku janë gjetur eshtrat e 19 personave. Deputetja e PD-së, Mesila Doda tha se duhet hetuar për çdo rast të këtij lloji. "Ky është një vend ku duhet të kthehemi për të kuptuar përmasat makabre të krimeve të regjimit komunist. Ajo theksoi se lidhur me personat e vrarë nga komunizmi, Parlamenti do të miratojë ligjin e Kujtesës Kombëtare, por duhet të veprojë edhe drejtësia. Ndërkaq deputeti Gent Strazimiri tha se ky vend duhet të jetë një vend pelegrinazhi. "Ky vend duhet të jetë një vend pelegrinazhi.Nuk mund të lëmë këto eshtra pa varr", u shpreh ai. Strazimiri propozoi që data 29 Nëntor duhet të jetë dita kur duhet të kujtohen personat e vrarë nga komunizmi. Deputeti Eduard Halimi tha se parlamenti është vënë në dijeni ditën e djeshme për këtë ngjarje. "Por unë shpresoj që Prokuroria do të hetojë këtë krim. Nëse nuk del e vërteta në shesh, askush nuk mund të lëshojë akuzat. Ministria e Drejtësisë do të bëjë sa më parë ekspertizën për të hedhur dritë mbi këtë çështje", shtoi ai. Kryeministri Berisha tha dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së se qeveria do të bënte ç’kishte në dorë për të nderuar viktimat e diktaturës, duke përmendur dhënien e statusit të dëshmorit për efektivat e kompanisë 4000, të cilët u hodhën nga aleatët perëndimorë nga ajri për të luftuar për rrëzimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.Eshtrat e 19 personave u gjetën në vendin e quajtur "Reparti 313" në Linz....