E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i gëzoi shqiptarët kudo në botë

Rrëzimi i diktaturës komuniste në Shqipëri dhe lirimi nga robëria për 90 vjet me radhë të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, ishin padyshim dy ngjarje madhore për kombin , që  e karakterizuan fundshekullin e 20-të. Me meritori për rrëzimin e diktaturës 50-vjeçare enveriste padyshim se është kryeministri  z.Sali Berisha.Kurse në Kosovë presidenti  z.Ibrahim Rugova ishte ideatori i pavarësisë. Si Berisha ashtu edhe Rugova u shquan me guximin, dijën dhe trimërinë e tyre të pashoqe duke iu kundërvu një regjimi shtypës çfarë ishin  në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi. Me shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë u krijuan shtete të reja në Ballkan. Shqiptarët, për herë të parë e realizuan ëndrrën e tyre shekullore për liri dhe pavarësi  më ndihmën e madhe të paktit ushtarak të NATO-së, të cilat forca për 78 ditë më radhë i bombarduan caqët ushtarake dhe paramilitare serbe, duke i dëbuar përfundimisht nga Kosova në vitin 1999. Pavarësia formale siç e quajti ate projektuesi i saj dr. Ibrahim Rugova, u jetësua me 17 shkurt të vitit 2008. Ndërsa dr. Sali Berisha gjatë këtyre viteve si kryeministër bëri punë të mëdha për Shqipërinë dhe kombin. Ai bëri reforma përmbajtësore në të gjitha fushat përkundër ndërskamcave që po i bëhen nga opozita ende e pareformuar socialiste. Kryeministri Berisha është duke e luftuar me sukses çdo formë të kriminalitetit të organizuar, dhe ka  arritur suksese të pakontestueshme. Qeveria ka rritur shkallën e zhvillimit të ecurive ekonomike, dhe e ka ulur shkallën e të papunësuarve në 16 përqind që është për çdo lëvdatë. Rezultatet e qeverisjes së tij në planin politik janë gjithashtu të pakrahasueshme. Puna e tij e madhe bëri që presidenti amerikanë George Bush ta vizitojë Shqipërinë. Kjo vizitë historike e presidentit Bush, bëri që të ndodhin dy mrekullira për kombin tonë vetem brenda një viti. Kosova e zyrtarizoi pavarësinë e shumëpritur të proklamuar nga presidenti Bush në Tiranë, ndërsa Shqipëria u anëtarësua në NATO. Nuk ka mundur të ndodhin mrekullira më të mëdha për kombin tonë në këtë fillimshekull. Nuk bënë pa e përmendur më këtë rast edhe  kontributin e jashtëzakonshem dhe vendimtarë për çlirimin e Kosovës nga Serbia të presidentit Bill Klinton. Por, të kthehemi kur është fjala për anëtarësim të Shqipërisë bashkë me Kroacinë në strukurën ushtarake të NATO-s kësaj të merkure. Avantazhet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO janë të mëdha. Së pari, interesat e shqiptarëve më kurrë nuk do të nëpërkëmbën nga hegjemonistët serbosllavë. Se dyti, përfundimisht shqiptarët bëhen faktorë duke pasur parasysh pozitën gjeostrategjike që ka Shqipëria në Ballkanin Perëndimor. Së treti, përfundimisht do të kemi një situatë stabile në këtë pjesë të Evropës. Se katërti, integrimet ndërrajonale do të jenë shumë me funksionale se deri me tash etj. Së pesti, do të ketë edhe më shumë  investime të jashtme. Anëtarësimi në NATO nuk erdhi si gjest bujarie nga ana e të mëdhenjve siç e elaboron me keqdashësi dhe në menyrë inatçore, në një shkrim të tij  Mustafa Nano. Ai më shumë e shpreh inatin se kreator i gjithë kësaj është pikërisht kryeministri Berisha. Rrugëtimi deri të anëtarësimi në NATO nuk ishte i lehtë. Nga pushteti qe po e drejton Berisha janë përmbushur të gjitha kriterët të cilat kërkohen për aderim në strukurën me të fortë ushtarake. Z. Berisha për kontributin e tij gëzon një popullaritet dhe simpati të madhe në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët nëpër botë. Historia më re e shqiptarëve lidhet me figurën markante të kryeministrit Berisha. Ai për afër 20 vite bëri shumë punë të mëdha për kombin të cilat  është vështirë të përfshihen në një shkrim. Sigurisht se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO shënon një epokë të re në historinë e shqiptarëve. Me të drejtë pritet që Shqipëria të inkuadrohet edhe në të gjitha organizmat e BE. Shekulli 21 lirisht mund të quhet si shekull i shqiptarëve. Historia vonon por nuk harron. Me ndihmën e madhe të miqve tanë amerikanë dhe perëndimorë ngadalë por sigurtë po sendërtohen ëndrrat e shqiptarëve në gadishullin ilirik… 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›