Eksporti i energjisë, KESH nis shlyerjen e borxheve
TIRANE- Korporata ElektroEnergjetike Shqiptare nis shlyerjen e borxheve të prapambetura. Gjatë muajve të parë të këtij viti janë shlyer mbi 6 miliardë lekë detyrime. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it Muharrem Stojku bën të ditur për televizionin NEWS24 se aktualisht po paguhet TVSH-ja e prapambetur si dhe është vendosur kontakt me bankat e nivelit të dytë për të shlyer kreditë. Sipas Stojkut, gjendja financiare e Korporatës është përmirësuar ndjeshëm falë eksportit që vijon tashmë që prej 11 janarit të vitit të kaluar, madje këtë vit pritet që KESH-i të dalë me fitim.
Gjatë këtij muaji, Korporata siguroi nga eksporti i energjisë një shumë prej 17 milionë eurosh, ndërkohë që shitja e energjisë do të vijojë edhe në prill.
Pak ditë më parë u zhvillua tenderi për eksportin e energjisë për prillin. Fituese u shpallën 5 kompani si EFT, EGL, Rudnap, Alpiq dhe Spada. Korporata do të eksportojë rreth 12 milionë kilovat /orë energji në ditë dhe parashikohet të fitojë rreth 13 milionë euro.
Drejtori i KESH-it Stojku shpejgon se të ardhurat që sigurohen nga shitja e energjisë përdoren, 70 deri në 75% për shlyerjen e detyrimeve dhe pjesa tjetër për investime. Eksporti i energjisë do të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm, kjo falë rezervës së konsiderueshme të krijuar në kaskadën e lumit Drin, e cila llogaritet në mbi 1 miliard kilovat/orë, e mjaftueshme për të furnizuar me energji elektrike vendin për disa muaj.
(e.n/News24/BalkanWeb)