Anetaresimi ne BE, Moment i artë, ta shfrytëzojmë
26/02/2009 Aplikimi për vendin kandidat për në BE, Presidenti Bamir Topi në një linjë me Qeverinë
Mbështetja e dhënë për NATO-n, na bën optimistë për integrimin evropian
Presidenti i Republikës Bamir Topi, e cilëson si një moment të artë aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian gjatë presidencës çeke. Në këtë mënyrë, Kreu i Shtetit duket se është në të njëjtën linjë me Qeverinë shqiptare, e cila ka deklaruar hedhjen e hapit tjetër drejt Bashkimit Evropian brenda qershorit të 2009-ës, që përkon edhe me afatin e drejtimit nga presidenca çeke të këtij organizmi. Gjithashtu, Presidenti u shpreh optimist për procesin e integrimit evropian, duke iu përmbajtur në këtë mënyrë deklaratës së bërë gjatë një vizite në Itali, ku theksoi anëtarësimin në vitin 2012. Reagimet e Kreut të Shtetit vijnë pas një vizite dy ditore zyrtare në Bruksel të ministrit të Jashtëm shqiptar Lulzim Basha, i cili zhvilloi takime me Trojkën Evropiane, si dhe me komisionerin për Zgjerimin në BE Oli Rehn. Në këto takime u shpreh mbështetja për reformat e ndërmarra nga Qeveria, sikundër u theksua se procesi i liberalizimit të vizave do të varet nga pajisja e qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike.
Aplikimi për statusin
“Ne të gjithë jemi të interesuar që të bëjmë aplikimin për në Bashkimin Evropian. Jam i bindur që është momenti i artë që Shqipëria ta bëjë këtë aplikim për në BE, sepse kjo është ëndrra që pritet të realizohet nga të gjithë shqiptarët”, - theksoi Presidenti Topi. Duke iu përgjigjur interesimit të medieve për deklaratën e tij të fundit në Itali për integrimin e Shqipërisë në BE, ai theksoi se “çdo politikan dhe institucion duhet të bëjë vlerësime analitike dhe integrale”. Në këtë kuadër, Topi u shpreh se, fakti që Shqipëria pas një muaji do të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO është një shkallë shumë e rëndësishme dhe e sigurt drejt integrimit në BE. “Gjërat shkojnë në mënyrë shumë të sinkronizuar, vendet e BE janë njëkohësisht pjesa më e madhe dhe e vende të NATO-s dhe na kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme. Është kjo mbështetje që na bën ne optimistë, që pa precizuar vitin, sepse nuk jam unë ai që precizon vitin e futjes në BE, por duke bërë një analizë të logjikshme unë them që dhe Shqipëria shumë shpejt do të jetë dhe vendi i BE-së”, - theksoi Presidenti Topi.
Të përndjekurit
Presidenti Topi shpreh mbështetjen maksimale për ish-të përndjekurit politikë. Gjatë vizitës së zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar, pavionit kushtuar viktimave, të dënuarve dhe të përndjekurve nga regjimi diktatorial, Topi shprehu besimin se çdo ditë të përndjekurit politikë po shikojnë që ka një vëmendje tjetër të shtuar, por, siç vijoi ai, asnjëherë nuk mund të rikuperohen ato që kanë hequr dhe kanë pësuar në kurrizin e tyre. Duke iu referuar ekspozitës, Presidenti tha se njeriu fiton në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet materialeve arkivore persekucionin dhe dhimbjen e madhe që ka kaluar shoqëria shqiptare gjatë viteve të komunizmit. Duke u bashkuar me shqetësimet se pavijoni i hapur është shumë modest, Topi theksoi se do të përkrahë çdo lloj nisme që ky pavijon modest të jetë vetëm fillimi i një pune për të ndërtuar një muze, i cili siç shprehu bindjen Kreu i Shtetit, do të pasurohet me materiale arkivore, jo vetëm nga institucionet, por dhe nga dëshmitë konkrete. “Nga informacionet që kam, ka shumë dokumente që mund të futen dhe jam i bindur që do të ketë një muze të posaçëm, në mënyrë që asnjëherë të mos ikin nga memoria e Shqipërisë”, - përfundoi Presidenti.
Biberaj për aplikimin
Integrimi në BE, interes madhor për Shqipërinë
“Shqipëria duhet të aplikojë gjatë presidencës Çeke për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi integrimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në BE mbetet prioritet kryesor i maxhorancës aktuale, por edhe i politikës shqiptare”, - u shpreh në një prononcim për mediet deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj. Ai theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE përfaqëson interesin madhor dhe strategjik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, interes ky, që natyrisht duhet të qëndrojë mbi interesat partiake. Sipas Biberajt, ratifikimi i MSA-së nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, reformat politiko-ekonomike të ndërmarra nga maxhoranca e djathtë, si dhe vullneti dhe angazhimi i kësaj maxhorance për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme më 28 qershor 2009, lejojnë Shqipërinë që të aplikojë gjatë presidencës Çeke për anëtarësim në BE. Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në BE përfaqëson aspiratën dhe ëndrrën e shumë gjeneratave shqiptare, por edhe filozofinë e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90, mishëruar kjo më së miri në sloganin e kësaj lëvizje “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. “Natyrisht, kjo aspiratë dhe ëndërr e shqiptarëve realizohet me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe me integrimin në BE”, - tha deputeti demokrat.