Anëtarësimi në Bashkimin Evropian realizohet për 10 vjet, po u plotësuan 3 kushte
30/01/2005 Aldo Bumçi thotë se Kodi Elektoral duhet zbatuar, pasi pa zgjedhje të lira nuk ka marrëveshje me BE
Anëtari i Komisionit për Çështjet e Integrimit në Komitetin e Orientimit të Politikave të PD-së, Aldo Bumçi, thekson se është plotësisht e mundur që Shqipëria të jetë në Bashkimin Evropian brenda 10 viteve. Por, sipas tij, angazhimi konkret i qeverisë ka munguar për integrimin. Bumçi thekson se ndërtimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri është pika e parë, ku duhet të përqëndrohet vëmendja. Pika e dytë, është formalizimi i jetës ekonomike të vendit, ku mbizotëron një informalitet i madh. E treta, nëse qeverisja e re do të tregojë vullnet në çështjet e sipërme, atëherë do të jetë në gjendje t'i kërkojë BE-së që të ndryshojë qasjen ndaj Shqipërisë, duke e kaluar vëmendjen nga fusha e drejtësisë dhe sigurisë së kufirit, që kanë marrë pjesën më të madhe të fondeve deri tani, te çështjet që lidhen me zhvillimin rajonal, përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e bujqësisë.
Shpesh thuhet se Shqipëria do të nënshkruaj Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit pas zgjedhjeve parlamantare. Duke parë situatën aktuale, ku disa parti politike kanë shprehur rezervat e tyre për Kodin Zgjedhor, mendoni se bisedimet me BE-në janë në pikë kritike dhe çfarë sugjeroni ju për të përshpejtuar bisedimet?
Besoj se është tashmë e njohur se bërja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një kusht i domosdoshëm për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Padyshim që kjo është një gjendje shumë kritike, sepse, nëse edhe këtë radhë zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme, perspektiva që shfaqet përpara Shqipërisë do të jetë shumë e zymtë. Dhe kjo jo vetëm sepse do të sjellë ngrirjen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, por në radhë të parë sepse do të jetë shumë e dëmshme për zhvillimet e brendshme këtu në Shqipëri. Pra, pa zgjedhje të lira, nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes, por ky nuk është kushti i vetëm. Pjesa më e madhe e çështjeve që janë në marrëveshje janë diskutuar, por problemi qëndron tek aftësia për ta zbatuar atë. Niveli aktual i aftësive dhe kapaciteteve për të zbatuar marrëveshjen është ngritur si një çështje shumë shqetësuese nga ana e Brukselit.
Një muaj më parë, në parlamentin e Shqipërisë është vendosur që Komisioni parlamentar për Integrimin të jetë një komision më vete, jo i bashkuar me atë të Punëve të Jashtme, çfarë roli do të ketë ky komision në mometin ku është Shqipëria dhe ku duhet të synojë ai, duke parë se në qeverinë e Shqipërisë kemi një Ministri të posaçme për Integrimin?
Nëse Kuvendi ka vendosur për krijimin e një komisioni të posaçëm, kjo tregon për rëndësinë që i është dhënë çështjeve të integrimit, dhe rëndësinë gjithmonë e në rritje që këto çështje do të marrin për shoqërinë dhe politikën shqiptare. Megjithatë, çështjet që lidhen me integrimit evropian janë pikësëpari përgjegjësi e Ekzekutivit. Është qeveria ajo që vendos ritmin, me të cilin do të ecet përpara në këtë drejtim. Roli i Kuvendit është kryesisht ai i mbikëqyrësit të punës që kryen qeveria. Sidoqoftë, shpresoj që ngritja e këtij komisioni do të ndihmojë në disa drejtime. Së pari, duhet të kontribuojë në përmirësimin e debatit rreth çështjeve të integrimit, duke krijuar të paktën një grup deputetësh, që do të jenë më të specializuar në këto çështje. E dyta, krijimi i një komisioni të tillë do të rrisë natyrshëm diskutimin e çështjeve dhe marrëveshjeve që qeveria nënshkruan me Bashkimin Evropian, duke bërë të mundur që edhe grupe të ndryshme të interesit të rrisin pjesëmarrjen e tyre. Pra, pritet që të ketë një hapje më të madhe të një procesi që është drejtuar vetëm nga qeveria. Në të njëjtën kohë, Komisioni do të nxjerri në pah probleme dhe çështje që duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje. Duke marrë shembull edhe nga puna e komisioneve të tjera, si ai i Mbrojtjes ose i Rendit, ku i është kërkuar qeverisë që të rrisë buxhetin për ministritë përkatëse, pritet që edhe Komisioni i Integrimit të luajë të njëjtin rol, duke kërkuar rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Integrimit, ose përmirësimin e punës me ministritë e linjës. E fundit, besoj se komisioni duhet të përpiqet të vjeli përvojën që është krijuar në vendet e tjera të Lindjes që tashmë janë anëtarësuar ose janë pranë anëtarësimit në lidhje me rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit.
Kryeministri i Shqipërisë, në një takim që zhvilloi në Francë, ka deklaruar se Shqipëria do të jetë në Bashkësinë Evropiane para festimit të 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, që i bie viti 2014, duke parë situatën e Shqipërisë, a është e arritshme kjo?
Që Shqipëria të përgatitet për anëtarësim brenda 10 vjetësh, kjo nuk është teorikisht e pamundur, por kjo do të kërkonte një funksionim të tillë të makinerisë shtetërore, një nivel të tillë qeverisjeje, që nuk e kemi pasur deri tani. Siç është vënë në dukje edhe nga raportet vjetore të Bashkimit Evropian, institucionet shqiptare, administrata shtetërore, sistemi i drejtësisë, karakterizohen nga aftësi të vogla për të ndërmarrë reforma, për të zbatuar marrëveshjet e nënshkruara si dhe për të thithur fonde. Pra, kërkohet një punë e madhe në shumë drejtime për të arritur këtë objektiv. Për më tepër, nëse shikojmë projekt buxhetin për ndihmën që duhet t'i jepet Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, për periudhën 2007-2013, shikohet se nuk parashikohen ato që quhen fonde paraanëtarësimit, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e afrimit të një vendi me BE-në. Ky projektbuxhet nuk të jep përshtypjen që anëtarësimi i Shqipërisë pritet të ndodhë brenda 10 vjetësh. Kjo gjë mund të ndryshohet, por, siç thashë më lart, kërkon një vullnet tjetër qeverisës. Megjithëse pjesa më e madhe e punës do të bëhet në Shqipëri dhe jo në Bruksel për sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë, gatishmëria dhe vullneti i BE-së për të ndihmuar me fonde dhe strategji të qarta luan një rol të rëndësishëm. Dhe kjo varet nga përvoja e BE-së me zgjerimin që sapo ndodhi dhe me atë të Bullgarisë dhe Rumanisë, që priten në 2007. Nëse do të ketë lodhje me këto valë zgjerimesh, edhe BE-ja nuk do të shfaqë ndonjë entuziazëm për të integruar anëtarë të rinj.
Ju jeni i njohur si specialist për integrimin, keni një strategji të qartë për këtë proces, nëse po, cilat janë pikat ku do të përqëndrohet Partia Demokratike?
Unë jam pjesë e Komisionit për Çështjet e Integrimit që është ngritur në kuadër të Komitetit për Orientimin e Politikave. Komisioni ka filluar të punoj, por ne ende nuk kemi arritur në produktin përfundimtar. Për më tepër, çdo punë e jona do të kërkojë edhe miratimin e forumeve politike të Partisë Demokratike, që të marrë vlerë politike. Meqenëse është akoma shpejt për këto hapa, unë do të kufizohem në paraqitjen e disa pikave, që mendoj se janë të rëndësishme dhe që janë ndeshur edhe në diskutimet që kemi pasur me kolegët e tjerë. Rritja e kapaciteteve shtetërore është shumë e rëndësishme. Nëse institucionet shtetërore nuk funksionojnë si duhet, nuk ka rëndësi se sa fonde do të jepen nga donatorët, rezultatet do të jenë të pakta. Pikë kyçe këtu luan sistemi gjyqësor, ose i drejtësisë në përgjithësi, çfarë përbën një parakusht të panegociueshëm. Ndërtimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri është pika e parë, ku duhet të përqëndrohet vëmendja. Pika e dytë, është formalizimi i jetës ekonomike të vendit, ku mbizotëron një informalitet i madh. E treta, nëse qeverisia e re do të tregojë vullnet në çështjet e sipërme, atëherë do të jetë në gjendje t'i kërkojë BE-së që të ndryshojë qasjen ndaj Shqipërisë, duke e kaluar vëmendjen nga fusha e drejtësisë dhe sigurisë së kufirit që kanë marrë pjesën më të madhe të fondeve deri tani, te çështjet që lidhen me zhvillimin rajonal, përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e bujqësisë. Me pak fjalë, kërkohet një vullnet dhe frymë tjetër qeverisjeje, që të bëjë të mundur edhe një angazhim më serioz nga ana e Brukselit.
Shpesh Shqipëria është vënë në qendër të raporteve kritike të Bashkimit Evropian, ndërsa është thënë se ky është faji i keqinterpretimit të mediave të huaja, cila është e vërteta sipas jush?
Për këtë çështje, nuk besoj se ka nevojë për shumë komente. Raportet vjetore të BE-së së bashku me deklaratat e rregullta, që janë bërë nga zyrtarë të Brukselit, tregojnë qartë se ku vazhdojnë të çalojnë çështjet dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë qeveria. Raportet kanë qenë të drejtpërdrejta, nuk ka vend për kuptime të dyfishta, siç duket qartë edhe me kërkesat e BE-s për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si parakusht për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.