Zherard: Nuk mendoj për të ardhmen

30/01/2005
Kapiteni i Liverpulit, Stiven Zherard, duket se do të mendohet për të ardhmen e tij me skuadrën e kuqe vetëm në muajt e verës. Ndonëse ai ka pranuar, se ndihet tepër i joshur nga ofertat e klubeve elitare evropiane, është i sigurtë se do të qëndroj akoma me Liverpulin. Mesfushori i talentuar anglez qysh në fillimin e këtij sezoni është kthyer në shpëtimtarin e Liverpulit, sidomos në golin e vetëm që ka shënuar në gjysmëfinalen e Kupës Karling, ku djemtë e Benitez kanë fituar kundër modestëve të Uatfordit. Sidoqoftë ecuria e Liverpulit vazhdon të tregoj pasiguri nëpër sfidat e ndryshme që janë zhvilluar, si në Premier Ligë edhe në Ligën e Kampioneve. Vështirësia për të fituar trofenj të rëndësishëm me ngjyrat e kuqe duket se do ta nxisin më shumë Zherard, që të mendohet seriozisht për të provuar sfida të reja në klubet elitare evropiane. Si gjithmonë i pari që është interesuar për Zherard ka qenë Real Madridi, por mesfushori i përfaqësueses angleze ka bërë të ditur se ai do të vendosi për të ardhmen e tij vetëm në fundin e këtij sezoni. “Për momentin nuk jam duke menduar aspak lidhur me të ardhmen time, ka thënë Zherard. Me mbylljen e sezonit do të filloj të reflektoj seriozisht për të ardhmen e karrierës sime”. Po ashtu Zherard në komentet e tij ka përjashtuar çdo mundësi të transferimit te Çelsi gjatë merkatos në verën e kaluar, pavarësisht se një ide e tillë i ka tërhequr vëmendjen edhe më parë. Ai ka deklaruar, se nëse një ditë do të vendoste me të vërtetë për t’u larguar nga Liverpuli, do ta bënte vetëm për klubin më të mirë. Në verën e kaluar Zherard ka theksuar, se ishte zgjedhja e tij personale, që të qëndronte sërish në radhët e 18 herë kampionëve të Anglisë.