E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi, edhe njëherë i Dinamos

30/01/2005  

I ka pasur të gjithë elementët e një derbi të vërtetë, takimi ndërmjet dy rivalëve të përjetshëm, Partizani dhe Dinamo, i cili është zhvilluar dje, në fushën asnjanëse të Lushnjes. Një sfidë që, ashtu siç pritej në vigjilje, ishte spektakolare, me të dyja skuadrat që kanë dhuruar lojë të bukur, ku në fund ka qenë Dinamo, ajo që ka dalë me pikë të plota nga fusha e lojës. Skuadra e drejtuar nga kampioni i botës, Pedro Paolo Paskuli, falë fitores së pastër 2:0, ka marrë një tripikësh me shumë vlera, në garën për të zënë një vend mes kryesueseve të Kampionatit. Nga një gol për çdo pjesë, të shënuar nga futbollisti nga Mali, Ibrahim Kone dhe nga fieraku Artion Poçi, kanë bërë që blutë të ngjiten në kuotën e 34 pikëve, duke konsoliduar pozitat në vendin e katërt. Ndërsa për Paskulin, është përsëritur suksesi i dyfishtë i një faze më parë, me dy ndeshje radhazi të fituara, duke i dhënë një tjetër drejtim aventurës shqiptare, të filluar në mënyrën më të keqe. Ndërkohë që në kampin tjetër, rikthehen hijet e luftës për mbijetesë, ku sërish tekniku Mema ka mbetur i pakënaqur nga skuadra e tij. Tirana bën detyrën, duke marrë tri pikë ndaj Laçit dhe mbi të gjitha, duke ruajtur diferencën me Elbasanin që ka fituar në ndeshjen e kësaj jave, ndaj Teutës. Bardheblutë kanë fituar 6-0, në Kamëz, në një sfidë që ka qenë me të vërtetë shumë e lehtë. Megjithëse paraqitja e fundit e laçianëve kundër Shkumbinit, të linte shpresat se diçka kishte ndryshuar te Laçi, bardheblutë kanë treguar se në këtë ndeshje shkonin me qëllimin e vetëm, për të fituar. Normalisht, duke parë se përballë kampionëve në fuqi ishte skuadra e Laçit, pritej që ekipi i drejtuar nga Starova, të dilte në fushën e lojës me formacionin e dytë, megjithatë tekniku Starova, edhe në këtë sfidë të fundit futi në formacionin titullar të kampionëve, shumë nga lojtarët titullarë. Edhe njëherë Laçi është dorëzuar në fushën e lojës, që në minutat e para të sfidës. Elbasani ka arritur të fitojë thellë me Teutën, në ndeshjen e zhvilluar në“Ruzhdi Bizhuta”. Pas humbjes së fundit të portokallinjve ndaj Lushnjes, skuadra e drejtuar nga trajneri Bushtai ishte e dënuar të fitonte në sfidën kundër djemve të detit. Vendasit në këtë sfide ishin favoritë për takimin dhe kanë arritur të fiojnë këtë të fundit pastër me rezulatin 3-0. Fitorja e fundit e mban si gjithmonë skuadrën e drejtuar nga Bushati 7-të pikë larg kreut që mbahet nga Tirana. Ndërkohë, përsa i përket ndeshje mund të thuhet, se kjo e fundit ka qenë e dominuar në pjesën e saj më të madhe nga skuadra vendase, e cila që në minutat e para tregoi se në këtë sfidë hynte me qëllimin e vetëm për të fituar. Pas humbjes me Lushnjen, trajneri Bushati hedhi në fushë një skuadër të kompletuar, duke kërkuar fitoren Elbasani është paraqitur mjaft mirë në këtë sfdë ndryshe nga Teuta, e cila vinte në këtë ndeshje nga kriza, pas largimit të trajnerit Bajko. Vllaznia merr një fitore me të vërtetë shumë të vështirë, përballë Egnatias në “Loro Boriçi”-in e mbuluar me borë. Megjithëse pritej që kjo të ishte një sfidë e dominuar plotësisht nga vendasit, Egnatia ka treguar edhe njëherë vlerat e saj në këtë sfidë. Djemtë e rinj të drejtuar nga Ferko, për shumë minuta e kanë vënë në vështirësi Vllazninë, që ashtu siç pritej në këtë ndeshje nuk ka pasur në dispozicion të saj golashënuesin më të mirë të kampionatit, Salihin. Ky i fundit, është duke vazhduar trativat në Greqi, e me shumë mundësi në pjesën e mbetur të sezonit nuk do të jetë kontigjent i skuadrës kuqeblu. Megithatë, ajo që ka fituar në këtë ndeshje, ka qenë eksperienca më e madhe e skuadrës së drejtuar nga Bici, e cila nuk mund ta humbiste një rast të tillë. Në krahun tjetër, Egnatia ka vazhduar serinë e ndeshjeve të saj pozitive dhe edhe kundër një tjetër kundërshtari shumë të fortë ka zhvilluar një sfidë shumë dinjitoze. Shkumbini nuk ka arritur të përsërisë fazën e parë ku fitoi 1 : 0 ndaj Lushnjës. Ndeshja e kësaj faze ka qenë me të vërtetë shumë e ekuilibruar. Kjo sfidë e kësaj faze ishte e veçantë edhe për faktin se përballë njëri tjetrit viheshin përballë dy ish-dainamovitë si Sejdini e Demollari. Në këtë ndeshje Xhaxhi bëri debutimin e tij me skuadrën peqinase e përballë ka gjetur ndoshta edhe Lushnjen më të mirë. Në këtë periudhë lagunarët po kalojnë një formë me të vërtetë shumë të mirë ndërkohë që edhe në këtë ndeshje Lushnja morri një pikë me shumë vlera. Të dy skuadrat pas këtij barazimi vazhdojnë të qëndrojnë në mesin e klasifikimit.

Liga Superiore/ Ndeshjet e javës XXI

Vllaznia – Egnatia 2-0

Partizani – Dinamo 0-2

Elbasani – Teuta 3-0

Shkumbini – Lushnja 0-0

Tirana – Laçi 6-0

Liga Superiore/ Renditja pas javës XXI

N F B H P Gol.

1. Tirana 21 17 2 2 53 49-16

2. Elbasani 21 14 4 3 46 37-16

3. Vllaznia 21 13 0 8 39 50-24

4. Dinamo 21 10 4 7 34 29-19

5. Shkumbini 21 9 3 9 30 31-27

6. Lushnja 21 8 5 8 29 19-26

7. Partizani 21 8 4 9 28 33-31

8. Teuta 21 8 1 12 25 21-31

9. Egnatia 21 5 2 14 17 14-27

10. Laçi 21 0 1 20 1 7-73

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›