E Diel, 1 Nëntor 2026

Tare rikthehet në mesjavë

30/01/2005  

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare, nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e sotme që Bolonja do të luajë përballë skuadrës së Milanit. Madje, shtatlarti i Kombëtares kuqezi nuk është grumbulluar nga trajneri Macone për këtë ndeshje. Tare, gjatë kësaj jave ka zhvilluar stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Ndërkohë, ka shumë mundësi që bjondi i Kombëtares pas mungesës, përballë Milanit, të jetë i gatshëm për trajnerin Macone. Për shkak të impenjimeve të ekipeve Kombëtare, Seria A do të luhet edhe në mesjavën e ardhshme dhe pritet që Tare të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Pas aktivizimit me Bolonjën, duket se Tare nuk do të rrezikojë asgjë, në lidhje me ndeshjen që Kombëtarja jonë do të luajë në 9 shkurt, kundër Ukrainës. Sulmuesi do të jetë rregullisht nën urdhrat e Brigelit e do të stërvitet me skuadrën, në ditët para sfidës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›