Kthehet në shtëpi pa fëmijëte zhdukura prej gjashtë ditësh
30/01/2005 TIRANË –Gruaja e zhdukur prej gjashtë ditësh, nënë e katër fëmijëve, është kthyer rreth mesditës së djeshme në shtëpinë e bashkëshortit të saj. Ashtu sikurse titullarët e policisë së kryeqytetit kishin dyshuar prej fillimit të ngjarjes, Mimoza Susaj gjatë kthimit të saj në shtëpi është shoqëruar nga personeli i fondacionit “Motrat e Nënë Terezës”. 27-vjeçarja, e cila u zhduk thuajse një javë më parë pa lënë gjurmë, ka hyrë në shtëpinë e familjes së bashkëshortit të saj dje rreth orës 14.20. Lajmin e konfirmuan për gazetën “Metropol” burimet familjare të gruas së zhdukur. Sipas tyre, Mimoza është kthyer në shtëpi pa katër fëmijët e saj, me të cilët në datën 24 janar të këtij viti, mori rrugën e zhdukjes pas një konflikti të zakonshëm familjar, shkaku i të cilit ishin vështirësitë ekonomike.
Kthimi
Thuajse të gjitha shpresat i kanë patur të shuara të afërmit e gruas së zhdukur me katër fëmijët dhe familja e bashkëshortit të saj. Ata kishin menduar më të keqen për gjashtë ditë, gjatë të cilave Mimoza dhe fëmijët e saj nuk u vunë re nga askush. Por dje, gruaja e zhdukur është kthyer në banesën e bashkëshortit dhe familjes së tij, e shoqëruar edhe nga dy murgesha të fondacionit “Motrat e Nënë Terezës”. Punonjëset e këtij fondacioni kanë njoftuar familjen e bashkëshortit të Mimozës dhe të afërmit e saj, se kanë filluar të kujdesen për 27-vjeçaren dhe fëmijët e saj, ndërsa nuk kanë treguar ndonjë adresë për fëmijët, duke u mjaftuar me faktin se “ata janë të strehuar”.
Largimi i dytë
Pas gjysmë ore qëndrimi në shtëpinë nga e cila vendosi të “arratisej” një javë më parë, Mimoza bashkë me punonjëset e fondacionit që përkujdeset për të, ka thënë se i duhej të shkonte te fëmijët. Të afërmit thanë se, Mimoza ka qëndruar në shtëpi rreth gjysmë ore dhe më pas është larguar me murgeshat, duke thënë se do të kthehej te fëmijët e saj. Të afërmit thanë se policia e Tiranës ka filluar procedurat dhe verifikimet, për të sqaruar rrethanat në të cilat është mbajtur për një javë gruaja, ndërsa familja e saj dha në polici dhe nëpërmjet shtypit, alarmin për frikën e zhdukjes a rrëmbimit të saj bashkë me katër fëmijët e vegjël.
Dyshimi
Gjatë një takimi me dajën e gruas së zhdukur, titullarët e policisë sapo u njohën me ngjarjen, hodhën dyshimet se Mimoza mund të mbahej nga ndonjë fondacion bamirësie apo ndihme për shtresat sociale në nevojë. Edhe pse ky version ishte më i besueshëm, hetuesit filluan të mendojnë për një rrëmbim të mundshëm, ndërsa verifikimet për fondacionin që mund të kishte ofruar ndihmë për pesë të zhdukurit, vazhdonin. Dyshimet e para të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, janë vërtetuar dje, kur Mimoza Susaj ka trokitur në derën e shtëpisë, nga e cila u largua bashkë me dy punonjësve të shoqatës “Motrat e Nënë Terezës”.
Daja: Si u zhduk Mimoza me katër fëmijët
Mark Doda, daja i gruas së zhdukur, ka treguar për gazetën “Metropol” zhdukjen e mbesës së saj rreth mbrëmjes së datës 24 janar. Sipas Mark Dodës, 27-vjeçarja Mimoza Susaj është larguar nga shtëpia e bashkëshortit të saj pas një zënke, e cila ka patur si shkak vështirësitë ekonomike të familjes. Gruaja e shtetasit Gjelosh Susaj, shofer i linjës me Tiranën e Re, ka marrë katër fëmijët e saj dhe është larguar nga shtëpia, duke thënë se do të shkonte te prindërit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 24 janar, rreth orës 19.00 të darkës. Familja, e cila banon në Kinostudio është alarmuar, ndërsa bashkëshorti i të zhdukurës e ka kërkuar të shoqen deri rreth orës 22.00 të darkës, por pa sukses.
Denoncimi i zhdukjes në polici
Një natë pas ikjes nga shtëpia të Mimoza Susajt bashkë me katër fëmijët, të afërmit e saj u njoftuan për ngjarjen. Mark Doda, daja i Mimozës dhe Ylberi, vëllai i saj, u drejtuan në Komisariatin nr.1 të policisë së Tiranës, ku denoncuan zhdukjen. Policia, fillimisht, regjistroi vetëm një udhër kërkim personi për Mimozën dhe fëmijët e saj, ndërsa një ditë më pas, denoncimi u regjistrua në mënyrë zyrtare dhe hetimet filluan me interesimin e kryepolicit të Tiranës, Albert Dervishi.
Zhdukja e Mimozës
24 janar 2005
Pas një grindje me bashkëshortin, Mimoza Susaj bashkë me fëmijët e saj, largohen nga banesa në Kinostudio të Tiranës. Teksa dilte nga shtëpia, Mimoza 27-vjeçare, thotë se do të shkonte te prindërit e saj, të cilët banojnë në Shkozë
25 janar 2005
Mark Doda, daja i gruas së zhdukur, njoftohet për ngjarjen. Vëllai i të zhdukurës Ylberi dhe daja i tij, denoncojnë në Komisariatin nr.1 të policisë së Tiranës, zhdukjen e Mimozës bashkë me katër fëmijët e vegjël
26 janar 2005
Policia fillon hetimet paraprake dhe ngre versionet e para për ngjarjen. Lajmi botohet nga gazeta “Metropol”, ndërsa drejtuesit e Komisariatit nr.1 të policisë së Tiranës nuk pranojnë të konfirmojnë ngjarjen
27 janar 2004
Merret në pyetje vëllai i Mimozës së zhdukur. Forcat e policisë kufitare dhe në porte, marrin identitetin e gruas së zhdukur dhe fëmijëve të saj, ndërsa bashkëshorti shoqërohet dhe mbahet disa orë në polici, ku jep sqarimet për ngjarjen
29 janar 2005
Mimoza Susaj kthehet në shtëpinë e saj, nga e cila ishte larguar. Ajo hyn në banesë rreth orës 14.20 pa katër fëmijët, të cilët thotë se i kishte lënë nën kujdesin e punonjësve të fondacionit “Motrat e Nënë Terezës”. Pas gjysmë ore qëndrimi në shtëpi, Mimoza largohet me dy punonjëse të fondacionit për te fëmijët e saj