"Anetaresimi ne NATO dhe fundi i tranzicionit
TIRANE - Emra te njohur te politikes, perfaqesues te institucioneve te larta shteterore dhe akademike kane debatuar kete fundjave lidhur me anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ne panelin me teme "Anetaresimi ne NATO: fundi i tranzicionit shqiptar?". Ata u ndalen dhe ne tranzicionin qe shoqeron vendin tone gjate ketij procesi. Te ftuar ne tryeze, organizuar nga Qendra Kulturore Horizontet e Reja (QKHR), ishin Presidenti i nderit i Asamblese Kombetare te Partise Republikane, Sabri Godo, Bashkekryetaret e Komisionit te Posacem per Integrimin ne NATO, Pandeli Majko dhe Ferdinand Xhaferri si dhe zevendes-rektori i Universiteti EPOKA, Ferdinand Gjana.
Lidhur me temen, ne fjalen e tij Godo u shpreh se pergjigja e saj gjendet brenda pyetjes. "Nje vend anetar ne NATO nuk mund te vazhdoje ne tranzicion. Shqiperia ka dhene kontribut ne kete aleance dhe besoj se e meritonte ftesen ne Bukuresht", vleresoi ai.
Sipas Godos, eshte pjese e strategjise se Aleances qe asnje pellembe ne Evrope te mos mbetet jashte ndikimit te saj. "Zgjerimi i NATO-s ka nje rendesi te vecante. Ai hedh poshte mundesine e nje lufte te trete boterore, pasi vete superfuqite jane anetare te kesaj aleance dhe jane te detyruara tu nenshtrohen kushteve te caktuara. I vetmi operacion i NATO-s eshte ai ne Kosove. Por me nderhyrjen atje NATO beri lufte per te shuar luften", nenvizoi ai.
Ndersa, bashkekryetari i Komisionit te Posacem per Integrimin ne NATO, Pandeli Majko, u shpreh per nje vullnet te qarte te politikes shqiptare per integrim dhe anetaresimin e vendit ne Aleanca te medha sikurse jane NATO dhe BE. Ai vleresoi se Shqiperia qe pas Luftes se Dyte Boterore, eshte konsideruar si nje toke asnjanese, ajo ka qene nje vend i izoluar, por asnjehere e ngacmuar.
Nga ana e tij bashkekryetari i Komisionit te Posacem per Integrimin ne NATO, Ferdinand Xhaferraj u shpreh se "me anetaresimin ne NATO Shqiperia zgjidh shume ceshtje shume te rendesishme, nder te cilat ajo e sigurise". Sipas tij "me anetaresimin ne NATO, Shqiperia jep gjithashtu nje sinjal me teper per investimet e huaja".
"Ceshtja came nuk duhet neglizhuar"
Ne pergjigje te interesimit te pjesemarresve me strategjite e politikes shqiptare pas NATO-s lidhur me ndikimin e Tiranes zyrtare ne ceshtjen shqiptare, kryesisht ate came Godo tha se kjo eshte nje ceshtje qe nuk duhet neglizhuar. "Pavaresisht se pala greke e ka deklaruar si nje ceshtje joekzistente, ne trojet came jeton popullsi shqiptare qe pret mbeshtetje nga Tirana zyrtare", vleresoi ai. Godo u ndal dhe dhe ne te drejten e vetos qe ka cdo shtet anetar, duke e konsiderua si nje problem kryesor te NATO-s.