E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lahm: S'do perseritet boterori i vitit 1978

Mbrojtesi i majte i Kombetares gjermane, Filip Lahm, ka qene mjaft i zhgenjyer nga paraqitja e skuadres ne ndeshjen e humbur me Kroacine, por gjithsesi 24-vjecari duket mjaft optimist per te ardhmen. "Ne kishim marre shume gjera persiper dhe donim qe me nje fitore kunder Kroacise te ishim kualifikuar perpara kohe per ne cerekfinale. Padyshim qe zhgenjimi eshte teper i madh. Te henen na pret nje finale kunder Austrise dhe presioni mbi ne eshte jashtezakonisht I madh. Dhe pa diskutim qe nuk ka per te qene nje ndeshje e lehte", - tha mbrojtesi 24-vjecar Lahm, i cili ka besim te cilesite e skuadres se tij. "Ne ekip kemi shume lojtare me pervoje, te cilet jane te mesuar me kete lloj presioni. Une jam shume I bindur se ne ndeshjen e dites se hene do kualifikohemi per ne cerekfinale, - theksoi Lahm. - Ne kohen e Boterorit te Argjentines, ne vitin 1978, kur jemi eliminuar nga austriaket, une nuk kisha ardhur akoma ne jete, por e di shume mire se perse behet fjale. Prandaj ju them, se nje gje e tille nuk ka per te na ndodhur kurrsesi te henen, pasi e kemi te qarte se cfare duhet te bejme. Ajo do te jete ndeshja jone".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›