E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia me 3 gola ne cerekfinale

Zvicra fiton 2 me 0 me Portugaline, e cila luante me nje skuader te "dyte", ne perballjen e fundit ne grup

Turqia eshte kualifikuar per ne cerekfinale "in-ektremis". Tre gola per 15 minuta ne pjesen e dyte te ndeshjes me Cekine, i ka dhene kualifikimin per te ecur me lart ne kete Euro 2008. Polat per Turqine jane shenuar ne minuten e 75' Turan, dhe nga Kahveci ne minutat e 87' dhe 89'. Por ne ndeshjen e fundit dhe Zvicra e cila ka shenuar dy gola ne porten e Portugalise. Golat u shenua nga Hakan Yakin ne minutat e 71' dhe te 83' me penallti.

Turqi-Ceki

Turqia e ka filluar loje me nje skuader sulmuese ku ne repartin ofensiv kane qene dy sulmues te skuadres. Nderkohe nga ana tjeter, skuadra Ceke, ka pasur synim me shume mbrojtjen duke vene kater mbrojtes, nderkohe qe ne sulm ka lene vetem gjigantin Jan Koler. Goli i pare ka ardhur pas shume minutash loje. Ka qene sulmuesi cek, Jan Koller, i cili me koke ka shenuar golin e pare te ndeshjes dhe te vetmin deri ne perfundim te 45 minuteshit te pare. Por Turqia ka ndryshuar cdo gje ne pjesen e dyte duke shenuar 3 gola, nga Turan dhe Kahveci. Nderkaq qe me karton te kuq ka dale portieri turk, Demirel Volkan.

Zvicer-Portugali

Topin e pare nga mesfusha e luan Portugalia, e cila nuk ka shume nevoje te luaje fort, pasi e ka siguruara vendin e pare te grupit dhe kualifikimin per ne cerekfinale. Ne minutat e para me te furishem kane qene portugezet, nderkohe lojtaret zviceriane e kane marre veten avash. Nje nder lojtaret me te mire te skuadres se vendit organizator ka qene kosovari, Berhami, i cili ka kryer disa inkursione ne krah, por pa mundur te shenoje. Pjesa e pare eshte mbyllur barazim i bardhe. Dy gola ka shenuar ne ndeshjen e saj te fundit ne kete kompeticion Zvicra, me ane te Hakan Yakin, nje me penallti. Ne kete menyre kane perfunduar ndeshjet ne grupin A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›