E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në NATO, Scheffer uron Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Scheffer uroi përmes një bisede telefonike, Kryeministrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri i shprehu Sekretarit të NATO-s mirënjohje për mbështetjen. 

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, uroi përmes një bisede telefonike, Kryeministrin Berisha, për arritjen e madhe të anëtarësimit në NATO.
Scheffer përcolli urimet duke shprehur kënaqësinë për takimin me Berishën në  Samitin e Strasburg-Kehlit dhe në takimin e 7 prillit në Bruksel.

Kryeministri i shprehu Sekretarit të NATO-s mirënjohje për mbështetjen e madhë dhe kontributin që i kanë dhënë Shqipërisë për realizimin e këtij hapi madhor.
“Me mbështetjen dhe kontributin tuaj, ju u bëtë pjesë e një akti nga më madhorët në historinë e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, për të cilën shqiptarët do tu jenë përjetë mirënjohjes” theksoi Berisha, gjatë bisedës me sekretarin Scheffer.
(e.n/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›