Anëtarësimi në NATO, Shqipëria aplikoi e para dhe mbeti ndër të fundit
Historia e bisedimeve të para mes Tiranës dhe Uashingtonit për integrimin në Aleancë. Marrëveshja e ish-ministrit të Mbrojtjes, Zhulali. Pse mbeti prapa Shqipëria në proces
Albert Gjoka
Shqipëria e nisi rrugën për në Aleancën Euroatlantike e para nga vendet e bllokut komunist të Europës Juglindore dhe tashmë po arrin në finish e fundit. Që në vitin 1993 ish-ministri Safet Zhulali nënshkroi të parën marrëveshje zyrtare si përfaqësues i një vendi komunist me Pentagonin. Por, për të mbërritur deri te Samiti i Strasburg-Këlnit, vendi ynë ka pasur ndalesa dhe bllokime të procesit, duke u listuar tashmë si një ndër vendet e fundit të Europës Juglindore që bëhet pjesë e NATO-s. Vetëm Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia (të gjitha këto vende kanë qenë pjesë e ish-Federatës Jugosllave) janë ende në proces negociatash me Aleancën dhe po punojnë me instrumentet e Partneritetit për Paqe dhe Kartës “Adriatik 5”.
“Albania” risjell për lexuesit të gjitha detajet që shënojnë hapin e parë që hodhi vendi ynë pas ndryshimit të sistemit komunist gjatë tetorit të vitit 1993, ku u bë edhe vizita e parë zyrtare e kreut të Ushtrisë shqiptare, Safet Zhulali, në Petangon.
Të parët nga vendet e bllokut
Në një raportim special të “The New York Times”-it jepen me detaje bisedimet e para të ministrit të qeverisë shqiptare, Safet Zhulali, vendi i së cilës sapodalë nga komunizmi, me krerët më të lartë të Pentagonit gjatë tetorit të vitit 1993. Reporteri David Binder tregon në detaje memorandumin e mirëkuptimit që Shqipëria armike e SHBA-ve deri në vitin 1991, tashmë hedh hapin e parë për t’u bërë pjesë e Aleancës së madhe Euroatlantike. “Pentagoni ka nënshkruar një marrëveshje, e para e këtij lloji me vende ish-komuniste, që parashikon bashkëpunimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Marrëveshja, një memorandum mirëkuptimi që nuk është ligjërisht detyrues për palët, është firmosur më 8 tetor në Uashington nga sekretari i Mbrojtjes Les Aspin dhe më 14 tetor në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Safet Zhulali”, - shkruan Binder në artikullin e tij të datës 23 tetor 1993. Ai thotë se “Ushtria shqiptare ka rreth 40 mijë trupa aktive, por ato janë të pajisura në mënyrë të varfër, me armë të periudhës së luftës koreane dhe Luftës së Dytë Botërore”.
Dokumenti i propozuar
Në shkrimin e gazetarit amerikan jepen detajet e para të dokumentit që firmosën zyrtarët më të lartë të Mbrojtjes së dy vendeve. Megjithëse marrëveshja Tiranë-Uashington nuk është një dokument zyrtar, dispozitat e saj parashikojnë zgjerim kontaktesh mes dy palëve. Gjithashtu, ajo parashikon kërkesën që ushtarakët shqiptarë të ndjekin arsimimin në SHBA, program trajnimesh dhe shkëmbim vizitash të niveleve të ulëta dhe të mesme të Komandës Ushtarake Europiane dhe palës shqiptare. Marrëveshja thotë gjithashtu se “dy palët do të kërkojnë për hapësira të reja të bashkëpunimit, zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve” dhe se ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe ajo e Shqipërisë në Uashington janë të përfaqësuara nga atashetë e Mbrojtjes.
“Orientimi i ri i Ushtrisë drejt Shteteve të Bashkuara ishte nënvizuar në muajin qershor nga ministri i Mbrojtjes Zhulali, i cili tha në prezantimin e tij gjatë vizitës në Uashington se ai kishte urdhëruar të gjithë funksionarët aktivë të Ushtrisë në Shqipëri të mësojnë anglisht përgjatë 12 muajve të ardhshëm. Vendosja e marrëdhënieve ushtarake midis Tiranës dhe Uashingtonit zgjeron lidhjet ushtarake të SHBA-ve në Ballkan. Tashmë ndodhen 300 trupa amerikane në kuadrin e marrëveshjes, si paqeruajtës në Maqedoninë fqinje dhe planet amerikane janë që të marrë pjesë në patrullat ajrore të NATO-s, që janë duke monitoruar mundësinë e nxjerrjes së një dekreti të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndërhyrë ushtarakisht në Bosnjë-Hercegovinë”, - thuhet në artikullin e shkruar 16 vjet më parë.
“Politika e jashtme e qeverisë ‘Berisha’ ka qenë e orientuar përpara, duke mbrojtur të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve etnikë në Serbi dhe në Maqedoni. Kjo ka provokuar shqetësimin e Beogradit dhe të Shkupit. Vitin e kaluar, kur luftërat në republikat ish-jugosllave ishin në rritje, presidenti Berisha paraqiti formalisht kërkesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një mënyrë e cila do të mbështesë sigurinë e vendit të tij”, - thotë Binder në artikullin e tij.
Historiku
Në vitin 1993 paraqitën kërkesën për anëtarësim disa nga vendet e bllokut lindor komunist si Polonia, Çekosllovakia dhe Hungaria. Por drejtuesit e Aleancës krijuan një njësi ndihmëse të NATO-s, të quajtur Këshilli i Bashkëpunimit të Atlantikut Verior, i cili në vitin 1997 mori emrin “Këshilli për Partnership i Aleancës së Veriut”.
Në vitin 1994 Shqipëria i bashkohet Partnershipit për Paqe dhe dy vjet më vonë ajo mori pjesë në misionin paqeruajtës të SFOR-it, në Bosnjë, të drejtuar nga NATO. Në kohën e luftës së Kosovës, në vitin 1999, Aleanca krijoi një bazë logjistike në Tiranë për të mbështetur operacionet ushtarake kundër regjimit të Millosheviçit. Që nga viti 2000 Ushtria shqiptare ka marrë pjesë në një sërë operacionesh ushtarake, dy apo shumëpalëshe, të organizuara nga strukturat e NATO-s. Në rrafshin politik nisma më frytdhënëse ishte Adriatik 3, e ndërmarrë nga Uashingtoni zyrtar për të nxitur integrimin sa më të shpejtë në Aleancë të tre vendeve të Ballkanit Perëndimor; Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Madje, për të firmosur marrëveshjen mes palëve ishte në Tiranë edhe sekretari Amerikan i Shtetit, Kolin Pauell.
Zgjerimi i parë
Ndërsa Shqipëria kaloi kolapsin e parë në vitet 1996-1997, me krizën e piramidave dhe shkërmoqjen e shtetit, në vitin 1999, pikërisht në 50-vjetorin e Aleancës, do të bëhej zgjerimi i parë i NATO-s me vende nga blloku komunist lindor. Pjesë e strukturave ushtarake të saj u bënë vende të tilla si Polonia, Rumania dhe Hungaria, të cilat kishin nisur startin e bisedimeve menjëherë me ne apo edhe pas Shqipërisë. Ky zgjerim përkoi edhe me luftën e Kosovës dhe Aleanca ndodhej në një dilemë të madhe në atë periudhë. Zgjerimi me vendet europianolindore, ishte sinjali i parë më i qartë i synimeve të Perëndimit për të thyer edhe ushtarakisht bllokun e hekurt lindor.
HAPAT E SHQIPËRISË NË NATO
1992 - Shqipëria iu bashkua Këshillit të sapokrijuar për Bashkëpunim Euroatlantik, i cili mori emrin Këshilli i Partnershipit Euroatlantik në vitin 1997
1994 - Shqipëria iu bashkua Partnershipit për Paqe (PfP).
1996 - Forcat shqiptare iu bashkuan misionit paqeruajtës të SFOR-it, të drejtuar nga NATO në Bosnjë dhe Hercegovinë
1999 - NATO krijoi një bazë logjistike në Tiranë për të mbështetur operacionet e Aleancës në Kosovë
2000 - Shqipëria priti dhe organizoi stërvitjen e Partnershipit për Paqe “Adventure Express” në muajin prill dhe “Cooperative Dragon” në qershor
2001 - Shqipëria priti dhe organizoi fazën fillestar të stërvitjes “Adventure Express 01” në muajt prill dhe maj
2002 - Krijohet zyra qendrore e NATO-s në Tiranë për të mbështetur Shqipërinë në zbatimin e reformave të mbrojtjes si dhe ndihmoi në kontrollin dhe komandën e KFOR-it.
2003 - Forcat shqiptare ofruan mbështetje për (ISAF) në Afganistan.
2005 - Shqipëria iu bashkua “Operational Capabilities Concept”
2007 - Shqipëria u bë organizatore e takimit të Grupit Këshillues të Politikës Euroatlantike të EAPC në maj
2008 - Në prill Shqipëria është ftuar për të nisur bisedimet e anëtarësimit në Aleancë.
Vendet anëtare të NATO-s firmosën Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë më 9 korrik 2008.
Që nga korriku dhe deri në mars të 2009 u ratifikua Protokolli i Anëtarësimit nga parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s
1 Prill 2009