Anëtarësimi në NATO, meritë e të gjithëve
Xhemal Qefalia
Këto ditë PD-ja ka ndërmarrë një propagandë tullumbacesh, duke u përpjekur që anëtarësimin e Shqipërisë në NATO t’ia dedikojë vetes së saj. Kjo ngjason më një donkishotizëm, duke qenë se për anëtarësimin në NATO ka luajtur një rol të veçantë PS-ja, lidershipi i saj i drejtuar nga Edi Rama dhe deputetët e PS-së në Parlamentin shqiptar, të cilët gjatë gjithë takimeve me ndërkombëtarët kanë kërkuar anëtarësimin në NATO. Të gjithë e dinë se guri i themelit për anëtarësimin në NATO u bë nga PS-ja kur në Shqipëri erdhi Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell, i cili firmosi në Tiranë Kartën Adriatik 3, që përfshinte Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për anëtarësimin në NATO.
Të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë vlerësuar mbështetjen, që ka dhënë grupi parlamentar i PS-së dhe në veçanti kryetari Edi Rama në lidhje me reformat më të rëndësishme.
Pas ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Senati amerikan, për të gjithë ishte e qartë se anëtarësimi në NATO do të bëhej shumë shpejt. Do Zoti në këtë rast PD-ja nuk mohon të paktën edhe rolin e ambasadorit amerikan në Shqipëri zotin, John Withers, i cili padyshim si përfaqësues i shtetit amerikan në Shqipëri ka dhënë një kontribut të veçantë për vendin tonë. E përmend këtë për arsyen se në lajmin që ambasadori Withers i jepte kryeministrit Berisha për ratifikimin e protokollit nga Senati amerikan, ai do të theksonte: “Akti i Senatit amerikan ka një domethënie të jashtëzakonshme. Ai përfaqëson jo vetëm një votë besimi të një prej partnerëve më të palëkundur të Amerikës, por edhe një njohje të sinqertë të vendosmërisë së qeverisë, opozitës dhe mbi të gjitha popullit shqiptar, për të arritur këtë objektiv të rëndësishëm”.
Pra, çdo gjë është e qartë: “njohje të sinqertë jo vetëm qeverisë por edhe opozitës” e mbi të gjitha popullit shqiptar. Asnjë forcë politike nuk mund të mburret se anëtarësimi në NATO është meritë e njërës apo tjetrës forcë politike. Në fund të fundit të gjithë kemi bërë atë që duhet të bëjë çdo politikan për vendin e tij.
Në këtë kuadër, të gjithë duhet të kemi të qartë dhe të jemi të ndërgjegjshëm se anëtarësimi në NATO i Shqipërisë është në radhë të parë për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë
Natyrshëm të gjithë shqiptarët e në veçanti politikanët shqiptarë në prag të kësaj ditë historike për vendin tonë nuk duhet të krekosen për meritën e anëtarësimit në NATO, por të thonë: “Faleminderit Amerikë!” Faleminderit senatorë të nderuar të SHBA-së! Faleminderit përfaqësues të politikës amerikane! Faleminderit të gjithë atyre parlamentarëve dhe drejtues shtetesh të atyre vendeve, që votuan ratifikimin e protokolleve për anëtarësim në NATO”.
E rëndësishme për shqiptarët është se tani e tutje gjërat do të ndryshojnë, do të ndryshojnë përtej së majtës dhe së djathtës.
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) është një Aleancë e 26 shteteve nga Amerika Veriore dhe Evropës, e angazhuar për të realizuar qëllimet e Traktatit të Atlantikut Verior nënshkruar më 4 prill 1949.
Vendet anëtare të NATO-s janë: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Latvia, Lituania, Luksemburg, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Republika e Sllovakisë, Turqia dhe Spanja.
Bazuar në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit, Aleanca jo vetëm siguron mbrojtjen e vendeve anëtare, por jep kontributin për paqe e stabilitet në rajon.
Aleanca ka një bashkëpunim të përditshëm me sferat politike dhe ushtarake. Aleanca synon shtimin dhe forcimin e institucioneve demokratike. Vendet e Aleancës janë të angazhuara në çdo moment të japin kontributin për parandalimin e krizave. Aleanca luan rol të veçantë në konsolidimin e arritjeve pozitive dhe në përballjen e sfidave të tanishme dhe në të ardhmen. Të ndihmojë vazhdimësinë e rritjes së demokracisë dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik në vendet partnere të NATO-s. Roli i rëndësishëm i NATO-s është të ruajë lirinë dhe sigurinë.
NATO ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bashkimin Evropian (BE) që nënkupton se politikanët tanë të partive të ndryshme do të jenë të detyruar të respektojnë dhe zbatojnë rregullat e demokracisë, që do të thotë se klasa politike shqiptare do të jetë e detyruar të bëjë më shumë për qytetarët shqiptarë në të gjithë aspektet e jetës. Gjithashtu do të jemi nën monitorimin e përditshëm nga këto organizma dhe natyrshëm për të bashkëpunuar kërkohet partneritet serioz dhe i sinqertë në veçanti me vendet anëtare të NATO-s. Gjithashtu, besoj se në përgjithësi klasa politike shqiptare i kupton detyrimet që do të kemi me anëtarësimin në NATO, që nënkupton të kontribuojë për sigurinë, stabilitetin dhe solidaritetin midis kombeve, duke aplikuar ekspertiza teknike më të mira për zgjidhjen e problemeve.
Anëtarësimi në NATO duhet të jetë gëzim për të gjithë ne dhe jo fasadë politike. Kjo është në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë