E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calik Holding ja investimet në Albtelekom

 

Pas mbylljes së kontratës së privatizimit të kompanisë Albtelekom, turqit e Calik Holding kanë kryer një sërë investimesh në këtë kompani. Çalik Holding, në vitin 2007 me blerjen e Albtelecom, operatorit më të madh të telefonisë fikse dhe internetit, në kuadër të kësaj kompanie edhe Eagle Mobile me qëllim bërjen e tij operatorin më të përzgjedhur në Shqipëri, investoi në vend 50 milionë euro. Çalik Holding, po vijon me gjithë shpejtësinë investimet, me Eagle Mobile brenda vetëm 6 muajve duke ngritur më se 300 antena dhe stacione sinjali dhe duke arritur në 11 muaj 386 mijë abonentë, ka për qëllim të ofrojë shërbimin më cilësor me çmimet më të arsyeshme për opinionin shqiptar. Falë investimeve të kryera, Eagle Mobile arriti në një mbulim për 6 muaj, të cilin kompanitë konkurrente e kanë përfunduar nga 2 vjet deri në 2 vjet e gjysmë dhe këtë e ka kryer me rrjetin e saj dhe duke mos bashkëpunuar me asnjë kompani tjetër. Me investimet e kryera dhe ndihmesën e krijuar për ekonominë e Shqipërisë nga Çalik Holding, kompania tjetër në kuadër të kësaj korporate Albtelecom, kompania lider në fushën e internetit, me shërbimet e cilësisë së lartë të ofruara, pa ndërprerje, me infrastrukturën e fuqishme teknike dhe fushatat speciale, po e shton përditë ndikimin në tregun e abonentëve individualë apo institucionalë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›