Anëtarësimi në PSE, PS organizon një festë brezash
Selia rozë nis festimet pas anëtarësimit në PSE. Dje, kreu socialist, Edi Rama, mblodhi grupin parlamentar të kësaj partie në një ambient festiv, duke e konsideruar 8 dhjetorin një ditë historike për këtë parti. Rama lajmëroi vazhdimin e festimeve deri në ditët e para të muajit janar ku do të organizohet një festë ku do të jenë të ftuar breza të ndryshëm të kësaj partie, por edhe kryetarë të partive të majta europiane. Njëkohësisht pritet që Rama të zhvillojë një mbledhje të komisionit për Europën Juglindore si kryetar e saj duke e zhvendosur në Tiranë. "8 dhjetori i pardjeshëm ishte një ditë e shënuar. Historike për Partinë Socialiste. Kemi mbërritur një stacion me rëndësi strategjike për të nesërmen, jemi integruar në një realitet të ri europian dhe na takon të festojmë, me të gjithë ata që e sollën Partinë Socialiste të Shqipërisë deri këtu, në një festë brezash që do ta bëjmë në ditët e para të vitit të ardhshëm, me praninë e gëzueshme simbolike këtu në Tiranë të miqve të vjetër e partnerëve të rinj të Partisë Socialiste Europiane", tha ai.
Rama vlerësoi se pa asnjë dyshim, historia jonë është ana më njerëzore e historisë së politikës shqiptare, pamja më intriguese e saj me debate, sfida e drama të një familjeje politike që asnjëherë askush tjetër s‘qe në gjendje t‘ia ofronte publikut në këta 19 vjet, paçka se ndodhi jo një herë që demokracia e brendshme të kthehej në një telenovelë të zakonshme. Më tej, kryesocialisti Edi Rama vlerësoi se 19 vjet më vonë Shqipëria vijon të jetë e varfër dhe më shumë probleme. "Nuk do të ngurroja ta quaja ogurmirë futjen tonë në Partinë Socialiste Europiane më 8 dhjetor, 19 vjet pas 8 dhjetorit që lëvizi derën e bunkerit ku Shqipëria qëndroi e ndryrë dhe krejt e izoluar nga Europa e bota për thuajse gjysmëshekulli", u shpreh Rama. Kush mund ta parafytyronte atëherë se do të ishim sot ende kaq të varfër e të papunë, nënvizoi Rama, kaq të prapambetur në arsim e shëndetësi, kaq të pambrojtur nga barbaria kulturore e mjedisore. "Mbi të gjitha ndoshta, që qytetarët e Shqipërisë do të ishin sot kaq pa shtet, kaq pa drejtësi, kaq pa siguri në këtë vend ku ligjet i shkelin të parët ata që i bëjnë e ku kush nuk ka lidhje me pushtetin s‘ka gjasë të zgjidhë hall me shtetin?", shtroi pyetjen Rama.