KUR AKTI I Të FOLURIT VRET
Këtë radhë do të doja të shkruaja për vjeshtën, për ngjyrat e mahnitshme që merr peizazhi shqiptar në këtë stinë. Në Tiranë ka disa rrugë si ajo e Televizionit apo "Myslym Shyri", apo... ku ngjyrat e vjeshtës të mahnitin. Unë kam privilegjin se udhëtoj çdo javë në rrugën e Kërrabës për të shkuar te studentët e mi në Universitetin e Elbasanit dhe e ndiej dhe e shoh se si lind, shkëlqen e plandoset në tokë vjeshta. Mirëpo ne harruam të flasim për vjeshtën ashtu siç kemi harruar të flasim edhe për shiun e Tiranës që e bën këtë qytet ëndërrimtar. Ne po harrojmë gjithçka, sepse veshët tanë, sytë dhe nervat, gjithçka e shenjtë që ka njeriu, oshtijnë nga horrori i një njeriu anormal që, për fat të keq, është edhe Kryeministri ynë dhe që, për fat të keq gjithashtu, mediat tona na e shfaqin natë e ditë me gjithë marrëzinë e fjalorit të tij, duke na shkatërruar përfundimisht edhe atë pak shije që mund të na ketë mbetur në nënvetëdije, shije që duhet ta ruajmë e ta kultivojmë për të hyrë në kontakt e në marrëdhënie me natyrën. Kush ngre sytë e hedh një vështrim jashtë vendit tonë ka vënë re se ky muaj është festë e dritë në të gjitha kryeqytetet e Europës, sepse ka nisur muaji i Krishtlindjes. Dyqane që vezullojnë, dhurata, pastaj dita e "imakolatës" e Virgjëreshës Marie, pra dhurata, dritë e festë. Ndërsa vendi im është nën terrorin e fjalorit horror të një njeriu anormal, që Zoti na e ka bërë peshqesh për të zezën tonë tash 20 vjet e tëhu.
Unë, ashtu si shumë kolegë të mi, nuk vij dhe nuk kam asnjë lidhje me botën e sipërmarrësve, megjithëse i kam pasur të gjitha mundësitë, po them të gjitha që të bëhesha milioner si disa të tjerë. Fati dhe Zoti e desh që unë të mbetesha kështu si jam sot dhe jam i lumtur që ndodhi kështu. Mirëpo kam bërë timen dhe përpiqem që t‘ua kultivoj edhe fëmijëve të mi një ide: respektin për sipërmarrësit dhe për sipërmarrjen. Sot sipërmarrësit shqiptarë janë heronjtë e vërtetë të këtij vendi. Ata punësojnë shqiptarët dhe përballin një nga administratat më të egra komuniste, fashiste e të korruptuar të Europës. Ata kanë përballë një Kryeministër të çekuilibruar mendërisht, mesjetar, komunist dhe hakmarrës, të pabesë e të akuzuar për korrupsion politik dhe për shitje të atdheut që duhet ta përballojnë. Në shënjestrën e këtij Kryeministri ishte i ndjeri Tan Hoxha, perandori i medias shqiptare, njeriu që u bë ikonë e Shqipërisë moderne, ai që solli ndër të parët në Europë televizionin dixhital, ai që punësoi djemtë dhe vajzat më të bukur të Shqipërisë, më modernë, duke i dhënë Shqipërisë një fytyrë europianë, ai që bashkoi shqiptarët si askush tjetër në këtë vend dhe i bëri të komunikojnë me njëri- tjetrin nga çdo cep i globit. A e kujtoni si e fyeu ky Kryeministër të ndjerin perandor të medias shqiptare? E fyeu edhe ditën që ai vdiq. Tani i është kthyer një biznesmeni tjetër të suksesshëm, Tan Dulakut. Në fakt edhe Tan Dulaku është ikona e Shqipërisë moderne. Kush ka parë ndërtimet e tij në Tiranë është mahnitur nga stili modern i tyre. Sot po të shikosh Tiranën e bukur, atë Tiranë që e duam të gjithë dhe që sa vjen e po bëhet një metropol i mrekullueshëm, duhet të bindesh se këtë bukuri ia kanë dhënën ndërtuesit si Tan Dulaku. Të më falin sipërmarrësit e tjerë që nuk po i përmend, por Kokëdhima apo Fidel Ylli janë simbolet e zhvillimit modern të Shqipërisë së këtyre viteve, gjithashtu. Megjithatë, Kryeministri ynë anormal i lufton, i fyen, i shan. Çfarë ka ndodhur? Para disa ditësh, Silvio Berluskoni ishte për vizitë në Bjellorusi dhe takoi Presidentin antidemokrat Lukashenko. Mes shumë të tjerave ai deklaroi se kishte shkuar atje që të ndihmonte dhe të krijonte mundësi për investime të biznesmenëve të metalmekanikës italiane. Kujtoni me këtë rast respektin dhe angazhimet që morën qeveritë perëndimore për të shpëtuar dhe për të ndihmuar kompanitë që u zhytën në krizë. Meqenëse jemi me shembuj nga Italia, kujtoni respektin që kishin italianët për Xhani Anjelin. Ai ishte senator i përjetshëm, veç të tjerash. Ky mentalitet është mentalitet perëndimor dhe ne natyrisht do të na duhet kohë që të vijmë deri këtu, sepse të gjithë e dimë që ne vijmë nga një edukatë barasitizmi perverse, edukatë që na ka bërë ta shohim atë që ka më shumë se ne si armik dhe të bëjmë ç‘është e mundur për ta vrarë. Për fat të keq këtë mentalitet nuk e gjen në opinionin e gjerë, e gjen vetëm te një njeri, te Kryeministri ynë anormal. Shumë vetë mund të thonë se Kryeministri ynë anormal nuk ka çfarë t‘u bëjë, ai vetëm fjalë ka hedhur në eter, vetëm violencë verbale. Ashtu është, por të mos harrojmë se në shoqëritë e mediatizuara komunikimi, fjala dhe mesazhi janë të vetmet mjete që na ndihmojnë të hyjmë në marrëdhënie me njëri-tjetrin. Siç e dimë të gjithë, sot (dje) më 10 dhjetor, Barak Obama, Presidenti i SHBA-së, do të udhëtojë për të marrë çmimin "Nobel" edhe zyrtarisht. Me këtë rast media nga e gjithë bota ka gjetur rastin që ta komentojë edhe njëherë këtë çmim. Shumica e specialistëve mendojnë se Presidenti amerikan u vlerësua jo për rezultatin, por për dëshirën, jo për aktin e veprimit, por për aktin e të folurit. Disa semiologë të famshëm kanë vënë re se, në këtë rast, ka ndodhur ajo që nuk pritej. Konkretisht: të folurit është një akt, një veprim. Kur ne flasim kryejmë një veprim, një akt. Kur flet një politikan dhe aq më tepër Presidenti i SHBA-së, perceptimi i publikut është se ai në atë çast nuk po flet, por po vepron. Kjo magji e fjalës, e mesazhit i trullosi të gjithë dhe, për herë të parë, publiku në të gjithë botën u hipnotizua nga fjala e Obamës, aq sa iu duk se luftërat mbaruan, se dallimet raciale u shuan, se e ardhmja tani do të ishte vetëm dritë. Mirëpo nuk është kështu. Po këta specialistë thonë se Obama është Presidenti që po merr çmimin e madh "Nobel" të paqes, duke qenë në krye të një shteti që është në luftë. Ky paradoks lidhet me fuqinë e madhe që ka fjala dhe mesazhi, të cilat janë akte, veprime që edhe kur mbeten dëshira kanë forcën e aktit. Ndaj, edhe fjalori horror, i neveritshëm dhe barbar i Kryeministrit tonë anormal është një akt, një veprim. Mesazhi i tij është dëshira e errët që fle në nënvetëdijen e këtij njeriu për ta parë këtë vend të shkatërruar dhe pa sipërmarrës, pa kundërshtarë politikë, po vetëm me sejmenë të tij dhe të familjes së tij. Mesazhet e tij natyrisht që nuk mund të realizohen. Akti i tij i të folurit nuk mund të kthehet në akt veprimi, por ai frenon e ngadalëson, shkatërron e degradon vetëdijen tonë kolektive dhe na gjymton të gjithëve. Ndaj sa nuk është vonë ai njeri dhe ai fjalor duhet braktisur. Ne sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të flasim dhe të shkëmbejmë mesazhe për vjeshtën, për ngjyrat e saj që nuk i vumë re këtë radhë, për shiun e Tiranës dhe për ngjyrat e rrugës "Myslym Shyri" apo të "Tajvanit". Ne nuk duhet të thahemi dhe të plandosemi në shesh si gjethet e fundit të vjeshtës, ne duhet ta harrojmë Kryeministrin tonë anormal. Është koha të duhemi, shkruante i ndjeri Agim Spahiu, poeti nga Kukësi, vite e vite më parë...