Goditet klani mafioz shqiptar në Bruksel
Pikërisht në vendin e quajtur "parajsa e shqiptarëve" për shumë dekada, në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ka rënë sëpata e ligjit për shqiptarët. Disa muaj hetime dhe vëzhgime kanë bërë që policia belge dhe ajo franceze të vënë në pranga pardje, gjatë mëngjesit, 25 shqiptarë, duke shkatërruar në këtë mënyrë një organizatë kriminale nga më të njohurat në Europë që, përveç të tjerave, merrej edhe me menaxhimin e dyqaneve të luksit, trafikun e mauneve dhe pjesëve të këmbimit për to. Aksioni është bërë me miratimin e gjykatëses hetuese të çështjes, në Prokurorinë e Monsit. Sipas një njoftimi të përbashkët të policisë franceze dhe asaj belge, dy ditë më parë, rreth orës 05.00 të mëngjesit, Policia Kriminale Federale e rajonit të Monsit, e përforcuar nga shumë shërbime policore prej strukturave federale dhe policitë vendore të Monsit, Borinazhit dhe Brukselit, kryen rreth njëzet kontrolle banesash njëkohësisht në të gjithë territorin belg, (ndër të tjera, në Mons, Borinazh, Morlanuelc, Molenbek, Uemel, Kukelberg, Luvër, Uavrë, Nivel dhe Vervje).
Superoperacioni
Operacioni mund të konsiderohet "gjigant", për një vend si Belgjika. Përveç shtrirjes së gjerë gjeografike, edhe numri i policëve ka qenë jashtëzakonisht i madh. Sipas burimeve mediatike, u angazhuan më shumë se 150 punonjës policie. Synimi i këtij operacioni ishte goditja e një klani mafioz shqiptar të vendosur në Belgjikë. Sipas policisë, ata ishin tejet aktivë, kryesisht në grabitjet e ngarkesave të mauneve në sheshpushimet përgjatë autostradave të Belgjikës dhe të veriut të Francës. Kjo organizatë familjare dhe klanore, ishte e përfshirë gjithashtu edhe në veprimtari të tjera kriminale, si trafik droge, emigracion klandestin dhe falsifikim dokumentesh edhe në vende të tjera europiane, (Suedi, Holandë, Itali, Çeki, Zvicër etj). Me origjinë nga zonat e veriut të Shqipërisë, kjo organizatë mafioze ishte shumë aktive në Belgjikë që prej shumë vitesh. Në përfundim të operacionit, policia ka ndaluar 25 veta, tetë prej tyre u vunë në arrest dhe pjesa tjetër ndiqet në gjendje të lirë. Një "plaçkë" e konsiderueshme e përbërë nga goma të reja automjetesh, parfume të shtrenjta, kozmetikë, veshje dhe aparatura elektronike e informatike u gjet e fshehur në adresa të ndryshme. Nga hetimi rezultoi ekzistenca e një sistemi të mirorganizuar shitjeje dhe rishitjeje të sendeve të grabitura. Gomat e reja të vjedhura në ngarkesat e mauneve u rishiteshin nëpërmjet një ndërmjetësi nga Brukseli, dyqaneve të mëdha të gomave. Aktivë që prej një viti, të dyshuarit vepronin gjatë natës të ndarë në grupe të vogla të mirorganizuara, duke u zhvendosur nga një sheshpushim në tjetrin nëpër autostrada, ku identifikonin maunet, shoferët e të cilëve ishin në gjumë. Pasi prisnin tendat e tyre, u grabisnin ngarkesat. Hetimi vazhdon intensivisht nën drejtimin e hetueses së Monsit.
Si funksiononin
Gjatë konferencës së shtypit, një nga prokurorët e çështjes ka shpjeguar edhe mënyrën sipas së cilës vepronte organizata. "E fillonin ekspeditën grabitëse pothuaj çdo natë rreth orës 23.00 dhe rreth orës 4-5 të mëngjesit të gjithë plaçkën e grabitur e magazinonin në Bruksel. Nuk bënin dallim në mallrat që grabisnin, gjithçka ishte me interes për ta, që nga parfumet deri tek autogomat. Vepronin në mënyrë shumë të organizuar. Një natë kanë arritur të kryenin dy udhëtime vajtje-ardhje nga veriu i Francës deri në Bruksel për të transportuar të gjithë plaçkën e grabitur. I kishin grabitur të gjithë ngarkesën e autogomave në një maune, shoferi i së cilës po flinte gjumë, për shkak se që kur ishte nisur nga Spanja, nuk kishte ndaluar të pushonte. Këta shqiptarë ishin të aftë të shkarkonin-ngarkonin 50 deri në 100 autogoma brenda dhjetë minutave", u deklaroi gazetarëve të pranishëm dje në konferencën e shtypit në orën 14.00 prokurori i Mbretit të Monsit, Christian Henry.