E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në SCS

Anëtarët e "Swarovski Crystal Society" kanë një trajtim special në raport me klientët e zakonshëm. Kështu, ata kanë mundësinë të blejnë koleksionin aktual vjetor, si dhe çdo risi tjetër që del nga linjat "Swarovski". Po ashtu, përfitojnë një dhuratë kristali për regjistrimet vjetore, kanë regjistrim falas në revistën "Swarovski Magazine", akses në zonën ekskluzive për anëtarët në faqen e internetit si dhe ftesa për ngjarjet lokale dhe internacionale të SCS. Të gjitha këto duke u pajisur me kartë anëtarësimi personale.
Lindja e një "yll" Fu Long është këlyshi i parë panda që ka lindur në një kopsht zoologjik të Vjenës. Për faktin se janë specie tepër të rralla, këlyshi është shndërruar në një nga pikat më tërheqëse të kopshtit zoologjik që pas daljes publike për herë të parë në janar 2008. Drejtuesit e kopshtit shprehen se Fu Longu ka lindur në gusht të vitit të kaluar dhe është pasardhës Yang Yang dhe Long Hui.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›