Shkodër, babai hedh nga ura fëmijën 2 vjeçar
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Babi ka hedhur nga ura në shinat e trenit djalin e tij vetëm dy vjec, ndërsa është larguar menjëherë pas kryerjes së krimit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se fëmija ka arritur ti shpëtojë kësaj drame të shkaktuar nga i ati dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, prej nga mësohet se ka pësuar vetëm një frakturë në këmbë.
Dëshmitarët okularë në vendngjarje tregojnë se babai Eduard Xhoka ka hedhur vogëlushin nga ura dhe është larguar menjëherë pas kryerjes së krimit të rëndë.
Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj ngjarje dramatike, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim babain e vogëlushit.
Ajo që dihet është se Xhoka ishte divorcuar prej pak kohësh nga bashkëshortja e tij, ndërsa gjykata i kishte dhënë të drejtën për të parë fëmijën vetëm 3 herë në javë.
(e.n/BalkanWeb)