E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarët e KLD, 4 prej tyre u ka skaduar kohëzgjatja e mandatit

Në këshillin e Lartë të drejtësisë aktualisht janë katër vende vakante. Mbarimi i mandatit të Armando Subashit, Besim Trezhnjevas, Admir Thanzas dhe Edmond Islamajt shpall automatikisht vendet vakante në këtë këshill. Sipas burimeve nga ky institucion bëhet e ditur se anëtari Armando Subashi ka qenë pjesë e këtij këshilli në 12 mars të 2004 dhe i ka përfunduar më 12 mars të 2009, ndërkohë që në 20 majt të 2009 ka dhënë dorëheqjen. Besim Trezhnjeva e ka nisur mandatin e anëtarit të KLD në 23 janar të 2004 dhe ka përfunduar me 23 janëar të 2009. Admir Thanza ka qenë pjesë e këtij këshilli nga data 23 janar 2004 deri në 23 janar 2009. Aktualisht është anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Edmond Islamaj ka nisur të jetë anëtar e këtij këshilli më 23 janar të 2004 dhe ka përfudnuar më 23 janar të 2009. sipas ligjit anëtarët e KLD qëndrojnë në detyre pesë vjet dhe pas këtyre viteve largohen për tu zëvendësuar nga kolegët të tjerë që janë sërisht gjyqtar. Ndërkohë këta katër anëtar do të jenë pjesë e KLD deri në zgjedhjen e katër anëtarëve të rinjë të cilët do të selektohen nga Konferenca gjyqësore e cila do të zhvillohet së shpejti. Në Këshillin e Lartë të Drejtsisë bëjnë pjesë 15 anëtar me kryetar presidentin e republikës si dhe zëvendëskryetar Kreshnik Spahiun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›