E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re, Berisha-Meta firmosin marrëveshjen

Kryeministri Berisha ka firmosur marrëveshjes me kreun e LSI-së Ilir Meta për formimin e qeverisë së re. Pas firmosjes së marrëveshjes kryeministri Berisha u shpreh se PD dhe LSI-ja firmosën marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes së 4 viteve që do vijnë dhe në vazhdim, marrrëveshje që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit europian. "Marrëveshja ka dhe një kuptim politik të madh sepse është një marrëveshje me një spektër të gjërë për qytetarët që votuan në qendër" theksoi Berisha
Më tej ai theksoi se qeveria do të ketë një program shumë më të pasur dhe do të përfaqësoj një spektër më të gjërë të zgjedhësve shqiptar. "Është një koalicion i suksesshëm në qeverisje e vendit dhe do t'i japë shqiptarëve në përputhje me premtimet vendimin për heqjen e vizave dhe nëpërmjet reformave statusin e vendit kandidat për në BE" theksoi Berisha.
Ai gjithashtu u shpreh se ka rënë dakort me LSI-në se në përputhje me marrëveshjen e LSI-së si një forcë politke esenciale dhe politke do të ketë në qeverisjen e ardhshme Ilir Metën si zëvendëskryeministër dhe ministër të jashtëm, Dritan Prifti ministër i Ekonomisë dhe i Energjitikës dhe Petrit Vasili Ministër i Shëndetësisë.
Gjithashtu 4-7 do të jenë zëvendësministra, prefekti i Beratit dhe Fierit si dhe 20 për qind të posteve të niveleve të dyta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›