Varroset biznesmeni në Vlorë, vijojnë hetimet, pyeten miqtë e 39 -vjeçarit
Mes dhimbjes dhe lotëve të familjarëve, i është dhënë të mërkurën në fshatin Tërbaç, lamtumira e fundit biznesmenit të vrarë Genc Habazaj.
Biznesmeni 39-vjeçar, i zhdukur që të premten e kaluar u gjetën ditën e martë i vdekur pranë Bishanit, që lidh Vlorën me Fierin.
Ndërkohë në Vlorë dhe Fier vazhdojnë paralelisht hetimet për zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së 39- vjeçarit.
Në qytetin e Vlorës, policia ka nisur edhe shoqërimet e para për të gjetur autorët dhe shkakun e vrasjes.
Kështu mësohet se në pyetje janë marrë shokët dhe persona të tjerë të cilët janë shoqëruar me viktimën ditën që ai u zhduk.
Ndërsa në policia e Fierit, ku hetimet vijojnë paralelisht ka marrë në pyetje, cobanin që gjeti trupin e 39- vjeçarit të vrarë.
Ashtu siç ishte konfirmuar edhe më parë, hetimet janë shtirë edhe në Akuila të Italisë, ku policia vendase ka marrë në pyetje punonjësit e firmës që 39-vjeçari Habazaj drejtonte aty.
Ndërkohë mësohet se nga Italia ka mbërritur një notë verbale me anë të së cilës deklarohet se 39- vjeçari Genci Habazaj nuk ka qenë njeri problematik.
Sipas burimeve punonjësit e 39-vjeçarit janë pyetur në lidhje me konflikte të mundshme të tij. Genc Habazaj, njihej si njeri i qetë, dhe në Vlorë, ku policia Lokale konfirmon se ai nuk ka patur asnjë problem me drejtësinë. Megjithëatë, pritet përfundimi i hetimit për të marrë vesh shkaqet e vërtëta të vrasjes dhe më pas djegies së 39 vjeccarit Genc Habazaj.
Në këtë pikë, burimet tregohen të rezervuara. Por mësohet se hetuesit kanë rindërtuar skemën e krimit dhe itenerarin që kanë ndjekur autorët.
Një variant i ndërtuar tregon se biznesmeni është rrëmbyer në Vlorë, ku edhe mund të jetë ekzekutuar.
Më pas autorët duke dashur të fshijnë gjurmët e kanë larguar përmes rrugës dytësore Nartë- Akerni- Novoselë, dhe kanë dalë në fshatin Bishan.
Aty, dyshohet se autorët i kanë vënë flakën viktimës, dhe jaën larguar.
Trupi i 39 vjeccarit u gjet në mënyrë rastësore nga një coban i fshatit, ndërsa më pas familjarët arritën ta identifikojnë falë varëses që mbante në qafë.
39-vjeçari Genci Habazaj ishte babai i dy fëmijëve. Ai ishte kthyer në Vlorë për pushime, bashkë me vajzën e tij dhe qendronte në shtëpinë e prindërve.