Atentati i dështuar me 3 kg tritol në Lezhë, kapen të dyshuarit (Foto update)

Lezhë, 2 shkurt 11:59 NOA – Një 33-vjeçar dhe një adoleshent janë autorët e dyshuar të atentatit të dështuar një ditë më parë në Shëngjin, me tre kilogramë tritol që synonin hedhjen në erë me telekomandim të një objekti, me qëllim vrasjen e pronarit.
Burime zyrtare të drejtorisë së policisë së Lezhës thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se Altin Noga (në foto), 33 vjeç, lindur në fshatin Balldre dhe banues në lagjen e “Shalianëve” të qytetit të Lezhës, dhe E.G., 16 vjeçar, lindur në Orosh të Mirditës dhe banues në Kodër Marlekaj të Lezhës, janë autorët e dyshuar të krimit të mbetur në tentativë.
Ngjarja që ishte planifikuar nga dy të prangosuri e sotëm, dyshohet se erdhi nën motive të dobëta.
I riu dhe i mituri, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të vrasin me lëndë eksplozive të komanduar nëpërmjet telefonit celular, 32-vjeçarin Eduart Cini (Marini), banues në Lezhë.
e.l/NOA