Shehu Berisha frike nga rrjedhja e votave ne Kuvend
Refuzimin e kandidatures se tij ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit nga 75 vota kunder te mazhorances Sali Shehu ish-deputet i demokrateve e shpjegon me dy arsye qe sipas tij lidhen ngushtesisht me Kryeministrin Berisha. Arsyeja e pare sipas tij eshte personale. Nese peshen specifike do ta kishte zene qenia ime mik me Topin do ta quaja varferi te madhe te arsyetimit politik te ketij vendimi. E quaj vendimin politik per te mos me lene te jem ne krye te nje institucioni qe eshte roja e menaxhimit te parave publike tha Shehu. Arsyeja e dyte e refuzimit sipas zoti Shehu eshte thellesisht politike qe lidhet edhe me friken qe ka Kryeministri nga rrjedhja e Votave dhe ishte nje shkelje e hapur e Kushtetutes. Lidershipit te Partise Demokratike i ka rene mazhoranca nese do aplikohej votimi i fshehte votave. Kete argument sipas Shehut e mbeshtet edhe fakti qe procedura e votimit te emrit te tij ishte e hapur pra antiligjore dhe me dy standarde pasi disa minuta me vone per zgjedhjen e anetareve te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise mazhoranca perdori votim te fshehte.
Nje shkelje e hapur e Kushtetutes. Lidershipit te Partise Demokratike i ka rene mazhoranca nese do te aplikohej votimi i fshehte shtoi me tej Shehu. Megjithese humbi betejen me grupimin e tij politik zoti Shehu nuk nxiton te shpalle divorcin me te djathten por vetem me liderin e saj Berisha. Nuk mund te pranoj gjuhen e ashper te Berishes ne Kuvend dhe auditoret e tjere as per moshen as per pozicionin. Nje gjuhe ne kundershtim te plote me apelin e nderkombetareve. Filozofia e Partise Demokratike nuk eshte me ajo qe ka qene perfundon ish-deputeti demokrat Sali Shehu.