E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti largohet nga salla e gjyqit

Gjykata e Krimeve të Rënda edhe pse në seancën e kaluar deklaroj se do të vazhdoj gjyqin ndaj Dritan Dajtit pa pranin e avokatit mbrojtës, nuk ka arritur të zhvilloi gjyqin, pasi vet i pandehuri u largua nga salla e gjyqit. 
Largimi i Dajtit, erdhi pasi togat e zeza nuk pranuan kërkesën e të pandehurit, për ti vendosur një tavolinë në kafazin e gjykatës, në mënyrë që ai të shqyrtojë ligjet për t’u vetëmbrojtur. Nuk u pranua kërkesa për ti caktuar një avokat kryesisht dhe u rrëzuan kërkesa për përjashtimin e trupës gjyqësore.
Me largimin e Dajtit, gjykata vendosi të caktoj avokatin Sokol Mëngjesi për të vazhduar seancën e ardhshme me datë 12 prill ora 9:00. 
Krahas kësaj, gjykata i është drejtuar përsëri Dhomës Avokatisë Tiranë në mënyrë që kjo Dhomë të caktojë vetë një mbrojtës të pandehurit Dritan Dajti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›