Prokuroria nis hetimet per abuzimet ne KLD Sali Shehu 24 rroga pa asnje dite pune

Task-forca e prokurorisë së Tiranës, nis hetimet ndaj drejtuesve të lartë të ish-administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Pas kallëzimit të zv/kryetarit të KLD-së, Elvis Cefa, task-forca ka regjistruar procedimin penal, duke hetuar ish-deputetin e Partisë Demokratike z.Sali Shehu, pasi rezulton se është paguar me cilësinë e drejtorit në KLD për 24 muaj pa u paraqitur një ditë në punë.
Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorja e çështjes, vet Shehu ka pranuar se ka qenë pjesë e stafit të KLD-së dhe është paguar për 2 vite me cilësinë e drejtorit. Ndërsa në lidhje me mos paraqitjen e tij në detyrë pranë KLD-së, vet Shehu ka pretenduar se ka punuar pranë zyrës së ish-Presidentit të Republikës z.Bamir Topi.
Ndërkohë, pritet që në ditët në vazhdim të thirret në prokruori dhe të pyetet me cilësinë e personit që ka dijeni edhe ish-zv/kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu. Ky i fundit, pritet të hedh dritë më shumë për punën që kryente ish-deputeti Shehu.
Prokuroria, ende nuk ka specifikuar përgjegjësin penale në këtë rast, por në ditët në vazhdim pritet që kjo të sqarohet edhe me marrjën në pyetje të ish-shefes së personelit në KLD.