E Diel, 1 Nëntor 2026

Programi i PS-se Rama zbulon mangesine Duhet te hapemi pertej opozites

Kryesocialisti Programi i ri i PS-se do te nxjerre vendin nga situata aktuale e krizes

Kreu i Partise Socialiste deklaroi dje se forca qe ai drejton duhet te hapet edhe me shume pertej zones se ngushte te opozites duke pohuar ne kete forme nje nder mangesite qe ka pershkuar kursin e politikes se viteve te fundit te kryesocialistit. Ne nje takim te organizuar me 21 drejtuesit e grupeve te punes se PS-se ku u diskutua dhe u dhane detajet e programit te ri te selise roze Rama tha se ky i fundit do te jete nje pasqyre permes se ciles qytetaret do te njihen mbi ceshtjet ekonomike shoqerine dhe Evropen. Politika shqiptare ka treguar me se nje here pamundesine e saj per tu dhene zgjidhje problemeve dhe bindja ime eshte se ne duhet te hapemi pertej vetes pertej opozites zyrtare duke iu kerkuar ndihme. Ne nuk pretendojme se i kemi te gjitha pergjigjet e per me teper te gjitha vete. Une do degjoj qytetaret e zakonshem dhe eksperte jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Diaspore - u shpreh Rama. Sipas lidershipit socialist rruga e programit ka nisur qe nga perpunimi i tij i fundit dhe njekohesisht paralajmeroi se 2012 do te shenoje fillimin e punes se programit i cili do te detajohet per qytetaret nga 21 drejtuesit e fushave te specifikuara. Programi eshte nje teresi qe nuk permban vetem 21 tema te vecanta por do kaloje edhe ne filtrat e ekspertizes sone dhe tuajen deri sa te kaloje per miratim. Do gjejme zgjidhje te reja per te gjitha problemet e vjetra qe shoqeria ta ndjeje forcen e veprimit - tha ai.

Programi

Kryetari i socialisteve Edi Rama lajmeroi dje fillimin e turit ne baze per konsultimin e programit te ri te PS-se te bere publik ne mbledhjen e kongresit te nentorit. Gjate takimit dhe diskutimeve qe ai zhvilloi me 21 drejtuesit e grupeve te punes Rama tha se detyra e ketyre te fundit eshte ajo e detajimit te seciles prej 21 fushave te programit tek qytetaret. Ne shpalosjen e programit kryesocialisti theksoi se ne asamblene e fundit kombetare u vendos rruga e programit te ri. Ne fjalen e tij Rama vendosi theksin ne te gjithe sektoret dhe fushat per zhvillimin e vendit duke premtuar nje plan te pergjithshem kombetar per zgjidhjen e problemit territorial vende te reja pune zgjidhje te problemit te pronesise politika radikale ne sherbimin shendetesor autonomi vendore analize te detajuar per zhvillimin urbanistik te vendit infrastrukture bashkekohore taksatim progresiv demshperblim te perndjekurve politike mbeshtetje me subvencione per fermeret liri te plote mediatike forcim te sigurise ne vend etj. Po ashtu ne vazhdim te shpalosjes se programit te ri Rama nuk mungoi te nenvizonte se cfare do te ndryshonte nese ai do te vinte ne krye te qeverise duke i dhene kesaj pjese disi nota personale. Une dua te degjoj dhe jo vetem te udheheq. Te bashkepunojme me njerezit. Ky eshte momenti ku une e di cfare besoj e di pse ky vend po shkon ne tatepjete por smund ta bej te mundur pa ju degjuar juve. Kjo politike ka deshtuar po falimenton Shqiperine - deklaroi ai. Lidhur me sherbimin diplomatik kreu i selise roze tha se ky sherbim eshte i zhytur ne korrupsion kryekeput pasi sipas tij profesionistet qe jane pjese te tij jane te pakte ne numer dhe se raporti ndermjet shpenzimeve per sherbimin diplomatik dhe marredheniet qe duhet te kete vendi me boten absolutisht i papranueshem. Lidhur me te dhenat e publikuara dje nga INSTAT per rezultatet e censusit kreu socialist Edi Rama tha se renia e numrit te banoreve ka ardhur sipas tij nga papunesia. Te dhenat e censusit treguan se sa shume shqiptare kane lene vendin. Shifrat e reja te popullsise kerkojne lexim te drejte edhe te demografise dhe renia e numrit te shqiptareve qe jetojne ne atdhe kerkon pune te thelluar. E ne detajohemi ne kete pike ne programin e ri te punesimit. 21 grupet e punes te ngritura ne Asamblene e kaluar Kombetare te cilet do te merren perkatesisht me detajimin e seciles prej 21 pikave themelore te programit do te nisin punen ne baze qe nga ditet e para te vitit te ri. Puna do jete e ndare ne dy faza ku faza e pare do permbyllet me rezultate e cdo grupi dhe faza tjeter do permbyllet me harmonizimin e te gjitha raporteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›