Anëtari i bandës së Zani Çaushit, i ngarkuar nga Edi Rama për të bllokuar rrugët
PS po u kthehet skemave kriminale të ’97-s, si e vetmja mënyrë për të mbetur në politikë. Dje i janë vënë prangat, bashkëpunëtorit të Zani çaushit, i cili i fshihej policisë, por drejtonte, nën urdhrat e Edvinit, operacionet për bllokimet e rrugëve, gjatë ditëve të palo-grevës së urisë
Policia e Tiranës, prangosi dje një person me precedentë penal, anëtar i bandës së Zani çaushit, i cili megjithëse i dënuar nga drejtësia dhe i shpallur në kërkim nga policia, ishte bërë pjesë e protestave të Partisë Socialiste, duke bllokuar rrugët dhe duke kundërshtuar uniformat e policisë.
Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut ët Tiranës, bënë të ditur dje se, nga shërbimet e Komisariatit Policisë Nr. 5 në kryeqytet, në bashkëpunim me Forcat e Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u arrestua i kërkuari Skerdian çuman Bajrami, 33 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kamëz, Tiranë.
Të njëjta burime saktësuan se ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 02. 02. 2009 e kishte dënuar me 5 vjet burg, në procesin gjyqësor ndaj bandës së (Myrteza Caushit) i njohur ndryshme si Zani.
I shumë kërkuari Skerdian Bajrami, anëtar i kësaj bande, ka qenë i akuzuar për një sërë krimesh të rënda të kryera nga kjo bandë e armatosur.
Ndërkohë, përveç ekzekutimit të vendimit të mësipërm, në ngarkim të shtetasit Skerdian Bajrami, do të dërgohen materialet shtesë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë si një nga personat që ka kryer veprime aktive në bllokimin e rrugës në vendin e quajtur “Ura e Farkës” në Tiranë dhe në kundërshtim të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për hapjen e rrugës së datës 11 maj 2010, bënin të ditur më tej, të njëjtat burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës.
Si anëtar i bandës së Zani Caushit, Skerdian Bajrami ishte dënuar në janar të këtij viti nga Gjykata e Apelit në Tiranë, së bashku me kapobandën e Vlorës dhe tre peronat e tjerë Dorian Saliun dhe Hair Hiraj. Akuzat për të cilat gjykata deklaroi fajtorë Zani Caushin, Dorian Saliun, Skerdian Bajramin e Hair Hirajn kishin të bënin me ngjarje kriminale të ndodhura gjatë eksiztencës së bandave të armatosura që vepronin në Vlorë në vitin 1997.
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, për të gjithë të pandehurit e dosjes u la në fuqi vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në 2 shkurt të vitit 2009. Sipas këtij vendimi, Zani Caushi u dënua me 18 vjet heqje lirie, Dorian Saliu u dënua me 22 vjet burg. Për të pandehurit Hair Hiraj dhe Skerdian Bajrami gjykata vendosi deklarimin fajtor për akuzat në ngarkim të tyre dhe dënimin e tyre me 5 vjet heqje lirie. Aktualisht Zani çaushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm për të tjera akuza dhe krime që rëndojnë mbi atë për ngjarjet e vitit 1997.
Më se një herë, Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama, janë akuzuar publikisht dhe me fakte, për lidhjet e tyre me personazhe të botës së krimit, të cilët herë pas here, shihen përkrah drejtuesve të PS-së. Ndërsa një i tillë, gjatë fushatës elektorale, është denoncuar për “suportin” që i ofronte Blendi Klosit, së fundi, faktohet edhe rasti i Skerdian Bajramit, i cili megjithëse i dënuar nga drejtësia dhe i kërkuar nga policia si anëtar i bandës së Zani Caushit, i shmangej prangave, por jo protestave të Partisë Socialiste, të para disa javëve, me bllokime aksesh rrugore nacionale, forcërisht, duke kundërshtuar deri edhe me dhunë uniformat e policisë.