E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtari i ri i Kushtetueses Admir Thanza merr zyrtarisht detyrën

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Admir Thanza, bëri dje betimin pra Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Sipas zyrës së shtypit pranë Presidentit, në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo dhe anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës. Duke uruar Thanza për detyrën e marrë, Presidenti Topi shprehu besimin për përmbushjen me sukses dhe me shumë përgjegjësi të detyrës së lartë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›