E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ratifikimi i Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO do të përfundojë në kohë

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa shprehu dje, se vendet të cilat janë në proces e sipër të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, do t’i përfundojnë në kohë procedurat përkatëse.

Ministri Oketa priti në një takim zëvendësministrin grek të Mbrojtjes, Kostantinos Tasoulas, dhe zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë, Theodoros Kassamis, vendi i të cilëve pritet të ratifikojë javën e ardhshme protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.    

“Më pak se dy muaj na ndajnë nga Samiti i ardhshëm i NATO-s, ku Shqipëria dhe Kroacia presin të jenë anëtarë me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Jam i bindur se edhe ato pak vende që janë në proces e sipër për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit do të përfundojnë procedurat e tyre në kohë”. 

Kreu i mbrojtjes vlerësoi gjithashtu faktin se shteti grek ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si dhe vullnetin e mirë për përfundimin e procedurave për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Nga të dy palët u vlerësua bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë në të gjitha nivelet, sidomos në fushën ushtarake. Ministri Oketa e vuri theksin në angazhimin e Forcave të Armatosura Shqiptare për përmbushjen e objektivave dhe standardeve të NATO-s.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›