Intervistohen dy dëshmitarë në rastin Sopa

Dy dëshmitarët kryesorë janë marrë në pyetje të martën nga prokurori Blerim Isufaj në kontekst të hetimeve për vrasjen e Hamdi Sopës. Fqinjët e të ndjerit, Ndue Palushi dhe Edmond Kuka janë intervistuar nga prokurori në prani të dy avokatëve mbrojtës.
“Koha Ditore” ka mësuar se ata kanë treguar se çfarë kanë parë dhe kanë dëgjuar ditën që kishte vdekur Sopa, për çka pas pesë ditësh u konstatua se është vrarë. Të dyshuarat për vrasjen e tij, bashkëshortja dhe dy vajzat, ndodhen në paraburgim. Ato vazhdojnë të insistojnë se familjari i tyre ka vrarë veten.
Marrjen në pyetje të këtyre dy dëshmitarëve e ka konfirmuar Florin Vertopi, avokat i bashkëshortes së të ndjerit./Indeksonline/