Angela Merkel Denime te ashpera per mekataret e borxheve ne BE

Nese nje vend ne eurozone nuk u permbahet kritereve te stabilitetit ne rast nevoje ai duhet te paditet ne Gjykaten e Larte Evropiane tha Merkel ne emisionin televiziv te kanalit te pare televiziv gjerman ARD - Gnther Jauch. Nuk ka asnje instance ne Evrope e cila mund te nderhyje ne rast se nje vend nuk u permbahet rregullave te pergjithshme prandaj Merkel kerkoi Keshtu une them qe ne duhet te punojme qe te kete ndryshime te marreveshjes ne menyre qe te pakten nje vend te mund te paditet ne Gjykaten e Larte Evropiane qe si te themi te detyrohet qe te heqe dore nga nje pjese e aftesive apo sovranitet te vet ne menyre qe nje institucion evropian te mund te thote kush nuk u permbahet kontratave ai duhet te detyrohet ta beje ate.Kancelarja nenvizoi se i ashtuquajturi frenim i borxheve si ne Gjermani duhet te hyje ne fuqi ne mbare eurozonen.
Bildunterschrift Merkel duke folur ne emisionin televiziv te kanalit te pare televiziv gjerman ARD me Gnther Jauch
Nga ana tjeter ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble paralajmeroi se ombrella e re e shpetimit te euros mekanizmi evropian i stabilitetit shkurt ESM mund te hyje ne fuqi qysh ne vitin e ardhshem e jo sic eshte planifikuar fillimisht ne vitin 2013. Schuble tha te dielen 25.09. ne Uashington se ai ne parim eshte i hapur per idene qe ombrella te hyje ne fuqi ne vitin 2012. Megjithate duhet te pritet te shihet se si do te behet zbatimi i marreveshjes ESM ne shtetet anetare te BE-se.
Ju mund te supozoni se guvernatoret pergjegjes te bankave qendrore dhe ministrat e Financave jane shume te vetedijshem se cdo vendim i mundshem ka pasoja te cilat duhet te merren qysh perpara ne konsiderate. Dhe sapo ne te kemi mekanizmin ESM - nese ai do te jete e mundur qe me me pare te hyje ne fuqi atehere ne nuk kemi asgje kunder.
Mekanizmi evropian i stabilitetit shkurt ESM eshte nje marreveshje e nenshkruar nga ministrat e Financave te 17 vendeve te euros per krijimin e nje fondi afatgjate krize per shtetet e rrezikuara te eurozones. Fondi do te kete nje volum prej 700 miliarde eurosh nga te cilat 80 miliarde do te jene para cash. Ai duhet te mbroje vendet e zhytura thelle ne borxhe nga falimentimi shteteror. Para se te hyje ne fuqi marreveshja duhet te ratifikohet me pare ne 17 vendet e eurozones.
Autor Esat Ahmeti
Redaktor Pandeli Pani