E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë ushqimet magjike kundër diabetit

Disa ushqime që njihen mirë nga diabetikët mund t’ju ndihmojnë që të kontrolloni më mirë gliceminë dhe të mbroni zemrën tuaj.

1. Hudhra-miku juaj që ju mbron zemrën

Pak hudhër e përdorur në sallatë apo pak hudhër e hedhur në mishin që skuqni dhe në purenë e patateve, vërtet që mund t’ju sjellë pak erë në gojë, por do të ketë efekte shumë të mira në shëndetin tuaj. Hudhra është një mbrojtës shumë i mirë për diabetikët, pasi përbërësit kryesorë të saj ndihmojnë mëlçinë që të rregullojë teprinë e sheqerit në gjak, por ndihmon edhe zemrën, sepse e hollon gjakun.

2. Spinaqi: i pasur me antioksidant

Shpeshherë thuhet se është kampioni i pasurisë me hekur, por spinaqi është i pasur dhe me acid alfa-lipoik, një antioksidant i fuqishëm që influencon në ritmin me të cilin digjet sheqeri në gjak. Ndër të tjera, spinaqi stimulon fibrat nervore dhe mbron sytë dhe zemrën.

Avokado: anit-diabetik dhe antikolesterol

Shpesh herë e heqim mënjanë avokadon, me idenë se është një frut shumë kalorik. E megjithatë ky frut ka vlerë ushqyese të padiskutueshme. Tepër e pasur me fibra, avokado është një frut antidiabetik dhe antikolesterol dhe të pret oreksin. Madje, mund të themi se është i pasur me antioksidant, ky frut është një mbrojtës i mirë i zemrës.

4. Tërshëra: më e mira për në mëngjes

Tërshëra do të ishte ushqimi më i mirë i mëngjesit, nga e cila do të përfitonit shumë.

Prandaj do të ishte më mirë që në mëngjes në vend të kafesë që pini me shpejtësi, të merrni dhe ndonjë biskotë me qumësht që përmban dhe tërshërë apo që shoqërohen edhe me kanellë, pasi tërshëra është tejet e pasur me fibra dhe përmban disa elemente që e ndihmojnë organizmin tuaj që të rregullojë sa më mirë përqindjen e sheqerit në gjak. Madje, tërshëra mund t’ju ndihmojë edhe për t’u dobësuar.

Limoni: për të ulur përqindjen e sheqerit në gjak

A e dini se duke përdorur në sallatë apo sipër peshkut pak limon, ju do të ulni përqindjen e glicemisë të vakteve tuaja. Duke ulur ndjeshëm përqindjen e sheqerit në gjak limoni ju ndihmon të jeni në formë dhe mos të shtoni në peshë. Për më tepër që përdorimi i limonit nuk ju lejon të hani shumë salca nga të cilat mund të shëndosheni.

Vitamina D, ja si ndikon në organizmin tonë

Nga vjen vitamina D

Ka dy origjina: kryesisht ekspozimi në diell dhe ushqimi. Në lëkurë ajo sintetizohet nën efektin e rrezeve ultravjollcë. Ndërsa me ushqimin, vitamina D ka origjinë nga produktet shtazore dhe vegjetale. Pas përpunimit, vitamina D kalon në gjak e më pas kalon në mëlçi, ku pëson transformimin e parë. Më pas shkon dhe në veshka që prodhojnë formën e saj aktive në organizëm.

Sa vitaminë D prodhojmë

Gjithçka varet nga ekspozimi në diell dhe ushqimi. Personat e moshuar prodhojnë më pak, prandaj për ta është e nevojshme që ta marrin vitaminën si kokërr.

Për çfarë nevojitet?

Vitamina D është paraardhësi i një hormoni. Prodhimi i formës së saj aktive vihet në funksion sipas nevojave. Roli i saj kryesor është të favorizojë përthithjen e kalciumit, i nevojshëm për mineralizimin e kockave. Ja përse ka fëmijë që e vuajnë janë nga rakitizmi. Shumë studime amerikane kanë treguar një lidhje mes përqindjes së pamjaftueshme me vitaminë D dhe praninë e disa kancereve si ai i gjirit, apo i shtyllës kurrizore. Ndërsa te fëmijët që kanë mungesë të vitaminës D gjatë viteve të para të jetës rrezikojnë që të preken nga një diabet i tipit 1 me afrimin e adoleshencës.

Si duhet ta dimë se kemi mjaftueshëm vitaminë D

E vetmja mënyrë është të bëhen analizat e gjakut. Por sipas ekspertëve kjo analizë nuk është e nevojshme të në gjitha moshat. Nga 55-60 vjeç dihet që ka mungesë vitamine D, prandaj duhet të merret vitaminë D sidomos gjatë dimrit. Por duhet të marrim me doza të caktuara, pasi nga kjo varen sëmundje të ndryshme si ajo e veshkave p.sh. Ndërsa për persona të moshave të ndryshme është mirë ekspozimi i mjaftueshëm në diell.

Kush ka nevojë të marrë vitaminë D

Kryesisht fëmijët e vegjël, që nga lindja deri në moshën 4 vjeçe. Po kështu edhe gratë shtatzëna, pasi ato kanë qenë pak të ekspozuara në diell gjatë muajve të fundit të shtatzënisë. Po kështu edhe gratë pas të 50-ave duhet ta marrin këtë vitaminë. Këtu futen dhe gratë që kanë vuajtur nga kanceri i gjirit.

Vitamina me tepri

Mund të shkaktojë infarkte, hipertension dhe probleme me veshkat. Prandaj nuk duhet marrë pa këshillimin me mjekun, po kështu dhe sasia që duhet të konsumohet, pasi doza mund të sjellë probleme të tjera me efekte që nuk njihen dhe aq mirë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›