E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, FMN do të forcojë disiplinën për buxhetin e shteteve

Shtetet anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) duan të përpiqen së bashku për të luftuar kërcënimet e mundshme ndaj ekonomisë botërore, që rrjedhin nga kriza financiare. Edhe pse në lidhje me krizën e borxheve të disa vendeve të eurozonës kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, thekson se gjatë takimit vjetor të FMN-së dhe të Bankës Botërore në Uashington ishte fjala për gjetjen e një diagnoze dhe se nuk ishte puna për të treguar njeri me gisht, kriza globale e borxheve ka hyrë në një fazë të rrezikshme. Për këtë shtetet anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) duan të përpiqen së bashku për të luftuar kërcënimet e mundshme ndaj ekonomisë botërore që rrjedhin nga kriza e fundit. Edhe pse situata në radhën e vendeve anëtarëve është shumë e ndryshme, ekonomitë e tyre janë të lidhura ngushtë, thuhet në një deklaratë të lëshuar më 24 shator prej takimit vjetor të FMN-së dhe të Bankës Botërore në Uashington. "Shihet që kriza globale e borxheve ka hyrë në një fazë të rrezikshme, por unë jam gjithashtu optimist se ne kemi bërë një hap përpara drejt zgjidhjes së tij dhe që në fakt vendet e eurozonës, që janë në epiqendër të kësaj krize, e kuptojnë se duhet të ndërmarrin një veprim vendimtar dhe se pjesa tjetër e botës është e gatshme për t'i ndihmuar ata. " - tha George Osborne, ministri britanik i Financave. Ministri Federal i Financave, Wolfgang Schäuble, paralajmëroi në takimin vjetor të FMN-së që vendet e industrializuara të mos bëjnë kompromise në luftën kundër borxheve të mëdha shtetërore. Kthimi i borxheve të mëdha që ka në botë është një parakusht themelor për ta çuar përpara rritjen ekonomike, tha Schäuble gjatë takimit të komitetit drejtues të FMN-së në Uashington. "Me seriozitet të madh po mbikëqyret që angazhimet dhe marrëveshjet e nënshkruara që janë të rëndësishme edhe të zbatohen vërtet." - tha Schäuble. Në lidhjet me debatet e reja që kanë lindur në lidhje me zgjerimin e fondit të ndihmave për obrellën europiane të shpëtimit të euros, Schäuble tha: "Në rininë time kam bërë shumë marshime dhe përvoja që kam mbledhur është që, në rast se fillon të merresh me hapin që do të hedhësh pas tjetrit, rreziku që të qorrollisesh te hapi pasues është shumë më i madh."

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›